Tre persona, anëtarë të një familje nga Mirdita, por me banim në kryeqytet, mbetën të vdekur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një aksident rrugor pranë Qendrës Tregtare TEG, në hyrje të Tiranës. Dy prindërit, Bardhok e Valentina Bibaj si dhe vajza e tyre, Florida Bibaj, humbën jetën tragjikisht. Në gjendje kritike për jetën është vajza tjetër, gjithashtu pasagjere në automjet, Xhuliana Bibaj si dhe drejtuesi i automjetit, Arlintin Alia.
Në media është publikuar edhe një video pak minuta pas aksidentit. Aty duket makina BMW e përmbysur në rrugë, ndërsa një vajzë qan dhe bërtet duke thënë: “Nuk i lë motrat e mia aty“.
Ajo mendohet se është vajza tjetër e familjes Bibaj e cila ka qenë duke udhëtuar me një automjet tjetër.
Automjeti i aksidentuar ku udhëtonte familja Bibaj
LEXO EDHE:
FOTO+VIDEO/ MAPO sjell pamje nga aksidenti tragjik në Tiranë
Aksidenti, shkon në 3 numri i të vdekurve në Tiranë, dy në koma