Roza Lati është shumë aktive në profilin e Instagram. Aty moderatorja publikon foto e video të ndryshme me ndjekësit. Së fundmi, Roza ka bërë të ditur se ka darkuar me ‘të dashurin’ e saj.
Në fakt, ai është një partner imagjinar. Moderatorja ka vizatuar siluetën e një djali në tavolinën ku po darkon.
“Darkë me të dashurin tim”, ka shkruar Roza, e cila njihet për sensin e humorit. Më pas ajo ka publikuar një foto tjetër, ku i ka vizituar siluetës një mbyllje syri. “Si ma shkel syrin”, ka shkruar Roza në këto foto.