Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Si mbijetoi Mihali 15 vite pa leje, flasin Artan Lame dhe Jorgo Goro

by ro ot
21/08/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Kushdo ka qenë në bregdetin e Jugut është e pamundur të mos ketë parë perlën e Mesdheut, gjirin e Porto-Palermos. Dhe po ashtu krejt e pamundur të mos ketë parë një resort me plazh privat poshtë rrugës kryesore me emrin “Panorma”.

Deri dje ky ishte një ndër lokalet më të frekuentuara përgjatë vijës bregdetare, që nga sot është një gërmadhë.



Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit njoftoi rreth orës 7:00 të mëngjesit se ka nisur aksioni për shembjen e këtij objekti pasi ishte një ndërtim pa leje.

Lajmi u përhap me shpejtësi në media, me pamje live nga rruspat që shembnin godinën që kishte zënë plot 2 mijë metra katrorë buzë detit.

Pronari i tij, Mihal Kokëdhima është pas hekurave. Ai u arrestua pasi përndoqi turistët spanjollë të cilët u larguan pa paguar nga restoranti i tij. Ngjarja ndodhi më 15 Gusht, ndërsa një ditë më pas ministri Klosi shkoi dhe u kërkoi falje turistëve. Pamjet horror të Kokëdhimës që kacavirrej dhe godisite xhamin e makinës u transmetuan nga mediat brenda e jashtë vendit të cilat shkruan se “Multimiliarderi spanjoll Eugenio Galdon ra pre e dhunës në Shqipëri”.

Fiks, një javë pas kësaj ngjarje, shteti ndërmori një aksion për të shembur gjithë resortin (hotel, restorant, bar) të Kokëdhimës që në media cilësohet si “Van Damme shqiptar”.

Si mbijetoi biznesi i Kokëdhimës për 15 vite buzë detit pa asnjë leje ndërtimi dhe i palegalizuar?!

Kjo është pyetja që kanë shtruar shumë qytetarë, me komentet e tyre në rrjetet sociale, fill pasi nisi aksioni për shembjen e “Panormës”.

Gazeta “Mapo” kontaktoi me autoritetet shtetërore, pasi vetë familjarët kishin deklaruar se e kanë ndërtesën në proces legalizimi.

Kokëdhima kishte bërë një vetëdeklarim për legalizim në vitin 2015 dhe nuk ishte kryer asnjë procedurë nga ALUIZNI përgjatë 4 viteve. Pak ditë më parë IKMT-ja kërkoi skualifikimin e objektit nga procesi i legalizimit. Dhe ashtu u bë!

Zëdhënësi i IKMT i kontaktuar nga “Mapo” nuk pranoi të japë detaje, duke thënë “lexoni komunikatën zyrtare”.

Sakaq, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një bisede telefonike tha se kemi bërë skualifikimin pasi objekti nuk plotësonte kriteret për legalizim. Ai tha se kemi vepruar në bazë të një kërkesë me shkrim nga IKMT-ja.

“Janë shumë persona që kanë aplikuar tek ALUIZNI në mbarë vendin. Ne i përgjigjemi me prioritet institucioneve shtetëtore, si Bashkitë, ARRSH apo IKMT. Në rastin konkrekt, objekti është skualifikuar pasi nuk plotësonte kriteret për legalizim”, tha Lame, duke shtuar se “ky objekt në asnjë rrethanë nuk bënte vaki të legalizohej”.

I pyetur nëse ky është një rast sporadik apo IKMT-ja ka depozituar kërkesa edhe objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare, Lame tha se “momentalisht nuk ka një fushatë, por institucionet janë duke punuar dhe besoj se në shtator do të ketë një plan masash për objektet buzë detit”.

Gazeta “Mapo” kontaktoi edhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, z. Jorgo Goro që ka në juridiksion territorin ku ndodhej resorti i Kokëdhimës.

Ai tha se “objekti ishte ndërtuar 15 vite më parë dhe nuk kishte leje ndërtimi. Ne ia kemi shembur në 2012, por pastaj ky e ndërtoi prapë dhe nisi procesin për ta legalizuar. Ligji thotë se ne nuk mund të ndërhyjmë pa u shprehur ALUIZNI”, u shpreh Goro për gazetën “Mapo”, duke mos dhënë më shumë detaje se si arriti të mbijetojë ky biznes i paligjshëm për gjithë këto vite. “Ndërtime pa leje ka kudo, nuk është vetëm Himara”, u shpreh ai.

Vetë pronari, që siç thamë ndodhet në burg e ka bërë një farë shpjegimi për këtë duke u shprehur dy ditë më parë në sallën e gjyqit se “Kryeministrin Rama e kam mik”.

Edhe ish-ministri socialist, Arben Malaj, shkroi sot se hakmarrja ndaj Kokëdhimës pas ngjarjes me turistët, tregon për arrogancën dhe kapjen e shtetit. “Shumë zyrtarë të korruptuar s’kanë vepruar prej vitesh, shumë prej tyre mund të kenë shijuar ndonjë drekë apo darkë. Shumë prej tyre nuk kanë guxuar ti kërkojnë lejen apo faturat nga frika e më të Madhit . Sot, ky parakalim mediatik force, vetëm e dëmton Shqipërinë”, shkuan Malaj.

/R.Dedaj- Mapo.al

 

Tags: Artan Lamejorgo gorokokedhimapanormaresportrestorantshembje

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Pas vendimit të Trump, miliona të paligjshëm do largohen nga SHBA

Refuzoi të shiste Groenlandën, Trump anulon vizitën në Danimarkë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In