Si mund ta “gjelbërojë” BQE politikën e saj monetare

Ekonomisti detajon mënyrat e ndryshme me të cilat Banka Qendrore Evropiane mund të veprojë në favor të klimës, veçanërisht duke drejtuar flukset financiare drejt tranzicionit ekologjik.

***
Urgjenca e ndërhyrjeve për ndryshimet klimatike është gjithashtu një emergjencë financiare, dhe ne nuk mund të themi se nuk e dinim këtë gjë… Që në vitin 2015, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, paralajmëroi botën e financave gjatë një fjalimi në Lloyds , më 29 shtator të atij viti, për rreziqet financiare të ndryshimeve klimatike. Përshpejtimi i shkatërrimit të pasurive dhe humbja e të ardhurave të lidhura drejtpërdrejt nga ngjarjet ekstreme të motit (si zjarre, përmbytje, rritja e nivelit të oqeaneve, etj.) e dëshmojnë paralajmërimin e tij si shumë të drejtë. Në këtë betejë, në vijën e parë janë kompanitë e sigurimeve, por edhe bankat, të cilat ka shumë të ngjarë të shohin një rritje të huave që nuk rikthehen për shkak të borxhlinjve, veprimtaria e të cilëve ndikohet drejtpërdrejt nga këto fakeqësi natyrore.



Sidoqoftë, ndërhyrjet financiare nuk e ndalojnë dot këtë rrezik të shkatërrimit fizik. Por tregjet financiare nuk po e çmojnë rrezikun e zhvlerësimit masiv të pasurive të mbështetur nga aktivitete me bazë të lartë të emetimit të karbonit. Me fjalë të tjera, nëse qeveritë përfshihen më në fund në politika ambicioze të tranzicionit të energjisë (taksat e karbonit, trajektorja e shpejtë e largimit nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, etj), dhe nëse këto janë të besueshme, aktivet financiare të lëshuara nga industritë e karburanteve fosile dhe sektorët me emetim të lartë të karbonit do të zhvlerësohen shumë fuqishëm (ato që ne i quajmë “asete të bllokuara”).

Më keq, ka të ngjarë të shkaktojë rënie edhe kaskada e “bllokimeve” të aseteve për shkak të ndërvarësisë midis sektorëve të këtyre aktiviteteve.

Dilema dramatike me të cilën përballen qeveritë dhe bankat qendrore është si vijon: si të promovohet riorientimi masiv i flukseve financiare drejt një ekonomie me emetim të ulët karboni (dekurajimi i investimeve në sektorët e ashtuquajtur “kafe” dhe orientimi i investimeve masive në sektorët e “gjelbër”) pa shkaktuar në në të njëjtën kohë, përshpejtimin e shtrëngimit të pasurive financiare të mbështetura nga industria e karbonit, dhe për këtë arsye të evitojnë një krizë të mundshme financiare?

Mbështetje për përparësitë politike
Kjo dilemë paralizon vendimmarrësit publikë dhe përkeqësohet nga fakti se rreziqet financiare për shkak të ndryshimeve klimatike ndodhin në një afat të shkurtër, ndërsa politika e tranzicionit ekologjik do të ketë efektet e saj vetëm në planin afatgjatë. Kjo është ajo që njihet si “tragjedia e horizonteve”.

Megjithatë, tejkalimi i kësaj dileme është një operacion i domosdoshëm për mbijetesën e njerëzimit. Përgjigjja ndaj kësaj sfide përfshin inovacione kryesore institucionale, të cilat përfshijnë bashkëpunime origjinale midis autoriteteve publike, ekspertizës shkencore dhe përfshirjen e institucioneve financiare. Bankat qendrore kanë një rol vendimtar në këtë lojë të ndërtimit të bashkëpunimit institucional. Nëse duket se po lind një konsensus në botën e bankierëve qendrorë për faktin se ata nuk mund ti injorojnë më tej ndryshimet klimatike, megjithatë nuk ka asnjë marrëveshje për përkthimin në një plan operacional të këtij konsensusi. Sa thellë duhet të përfshihen rreziqet mjedisore në kornizat ekzistuese operative? A duhet të luajnë bankat qendrore një rol më të drejtpërdrejtë në ridrejtimin e fluksit financiar?

Bankat qendrore të vendeve më të përparuara shpesh i nënshtrohen objektivave të ngushta të përqendruara në stabilitetin e çmimeve. Historikisht, stabiliteti financiar ka qenë përgjegjësia e tyre, përmes funksionit të huadhënësit të shkallës së fundit. Duket se kjo qe harruar në vitet 1990 dhe midis viteve 2007-2008, por flakët e krizës i kanë riorganizuar kartat. Bankat qendrore janë edhe një herë aktorët kryesorë në ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm të sistemit financiar, dhe shpesh e kanë një qëllim dytësor mbështetjen e përparësive të politikave ekonomike, siç janë rritja e qëndrueshme ose shtimi i vendeve të punës. Për rrjedhim, si për arsye të stabilitetit financiar, ashtu edhe për të dhënë mbështetje për politikën e Komisionit të ri Evropian për tranzicionin ekologjik, është e ligjshme që BQE “ta gjelbërojë” aktivitetin e saj.

Një mjet i fuqishëm
Në emër të parimit të paanësisë në tregje, BQE nuk pranon që ndërhyrjet e saj të shtrembërojnë çmimet relative të aktiveve, gjë që në fund të fundit e çon atë të nxisë më tej zgjerimin e tregut të karbonit. Por as Traktatet e Bashkimit Evropian dhe as Statuti i BQE nuk i referohen këtij parimi, i cili është vetëm një pjesë e doktrinës së tij. Për më tepër, ajo nuk ngurroi ta shkelte me gëzim atë, kur ishte fjala për mbështetjen e … sektorit bankar. Kjo pengesë pra edhe mund dhe prandaj duhet që të tejkalohet!

Si mund të veprojë BQE në favor të mbrojtjes së klimës? Ka mjete të shumta në dispozicion. Për shembull, mund të favorizojë kolateralet “jeshile” (të garantuara) në qasjen e saj në politikën e likuiditetit dhe të penalizojë kolateralin “kafe”. Është një mjet i fuqishëm sepse qasja në likuiditet nga Banka Qendrore Europiane është thelbësore për bankat e tjera që janë të ndjeshme ndaj rrezikut të likuiditetit kur struktura e bilanceve të tyre është e brishtë. Një mjet i tillë, nëse penalizon me të vërtetë aktivet “kafe”, mund të çojë në një modifikim të konventave të tregut për të vlerësuar rreziqet klimatike financiare, dhe për këtë arsye të inkurajojë rialokimin e flukseve financiare.

Qasja tjetër e Banka Qendrore Europiane në likuiditet mund të mobilizohej dhe riformatohej sipas objektivave klimatikë. Rasti është për shembull, me TLTRO, këto operacione të synuara rifinancimi afatmesme (4-vjeçare), d.m.th. duke i kushtëzuar kreditë për familjet (përjashtuar ato të pasurive të paluajtshme) dhe ato për bizneset të dhëna nga bankat. Dikush mund ta imagjinojë se synimi tani ka të bëjë me nxitjen e kredive “jeshile” për rinovimin e ndërtesave, bujqësinë organike, ekonomitë lokale, etj. Me pak fjalë, opsionet janë të shumta dhe imagjinata duhet të marrë fuqi. Ashtu siç Mario Draghi diti ta ndryshojë rrjedhën e historisë në eurozonë me “gjithcka do bëjmë” (“gjithçka do bëjmë për çmimet”) në korrik 2012, ka plotësisht të ngjarë që edhe ChristineLagarde po ashtu do ta drejtojë BQE drejt veprimeve që do ta vendosin në krye të detyrës dhe të përgjegjësisë së saj historike për tranzicionin ekologjik.

*Laurence Scialom është profesor i ekonomisë në Universitetin Paris-Nanterre


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252