Bota

Si mund të blejë diktatori një Mercedes të tillë?






               Publikuar në : 20:30 - 26/04/19 |
mapo.al

Nga Nils Kottman, BILD


Samiti i mashtruesve mes presidentit rus, Vladimir Putin (66 vjeç) dhe diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç, shkaktoi trazim jo vetëm për shkak të bisedimeve rreth programit bërthamor të Phenianit.



Diktatori Kim ka sjellë në takim dy limuzina Mercedes të Daimler- edhe pse atij nuk i lejohet të ketë në pronësi mjete të tilla. Sepse: që nga viti 2013, sanksionet e OKB-së nuk lejojnë më eksportimin e makinave në shtetin mashtrues të Koresë së Veriut.

Makinat janë një Mercedes-Maybach në versionin e shtrirë dhe një Mercedes klasi E, seria W212 aktuale.

Gjatë samitit të vitit të shkuar, diktatori Kim Jong-un u shfaq sërish me makina luksoze, që janë në listën e embargos nga OKB. Në takimin me presidentin Donald Trump në Singapor ai erdhi me një Mercedes të klasit S për stafin e tij.

Në vjeshtën e vitit 2018 ai u shfaq në kryeqytetin e Koresë së Veriut me një Rolls-Royce, përpara se të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Po si kanë mbërritur këto makina luksoze në Korenë e Veriut?

“Nuk ia kemi absolutisht idenë se si janë dërguar në Korenë e Veriut këto makina,” tha zëdhënësja e Daimler, Silke Mockert në një deklaratë për shtyp.

“Sipërmarrja jonë nuk ka marrëdhënie tregtare me këtë vend prej 15 vitesh. Ne i përmbahemi në mënyrë strikte embargove të BE dhe OKB”, vijon deklarata.

Për të penguar dërgimin e makinave të tilla në Korenë e Veriut, Daimler thotë se ushtron kontrolle të eksporteve.

Së paku për versionin e gjatë të Mercedes-Maybach, ai mund të ketë hyrë në mënyrë legale në Korenë e Veriut pasi ky model u prodhua nga viti 2002 deri në vitin 2012, pra përpara embargos së OKB. Kurse modeli E-klas i serisë 212 ka nisur të prodhohet nga viti 2013, pra ka hyrë vetëm ilegalisht në vend.

“Për firmat është thuajse e pamundur të kontrollojnë rrugën e produkteve të tyre,” thotë ish-deputeti Hartmut Koschyk, ekspert i Koresë së Veriut. Ai supozon: “Makinat mund të jenë blerë nga kontrabandistët në Rusi ose Kinë dhe kanë kaluar kufirin. Por kjo është e vështirë të provohet”.


Etiketa: , , ,

Pas