Bota

Si mund të mbyllësh sytë para këtij tmerri?






               Publikuar në : 19:56 - 05/03/19 |
mapo.al

Këto foto kanë tronditur njerëzimin. Publikimi i tyre shokoi edhe lexuesit e Mapos. Por tashmë gazeta më e madhe në Europë, Bild ngre pyetjen: Si mund të mbyllësh sytë para këtij tmerri?


“Për vite me radhë, diktatori Assad ka therur njerëzit e tij në Siri. Për vite me radhë, bota ka bërë sehir ndaj këtij genocidi. Por Bild nuk do të heshtë! Ne nuk do heshtim. Vajza siriane, Hasna, 6 vjeç, është plagosur rëndë në rrënojat e shtëpisë së saj- poshtë ndodhet trupi i motrës më të vogël, Elaph, 4 vjeç. Ajo nuk u mbijetoi sulmeve me bomba-fuçi. Edhe vëllai i tyre, Hassani 2 vjeç humbi jetën”, shkruan gazeta.



“Dy nga tre fëmijët e Abderrazak K. humbën jetën pas sulmeve të avionëve të diktatorit Bashar al Assad. Ky i fundit është vetë baba i tre fëmijëve, që jetojnë në luks dhe siguri”, shkruan gazeta.

“Pas sulmit të së mërkurës, humbën jetën dy fëmijët e mi dhe mbesa,” thotë Abderrazak.

“Nuk di më asgjë. Dy fëmijë i kam në varr, shtëpia më është shkatërruar. Fëmijën e tretë e kam në klinikë,” thotë ai. Për të mbijetuar, ai mblidhte mbeturina plastike. Fëmijët e ndihmonin.

“Por që prej fillimit të sulmeve në shtator, nuk kemi dalë jashtë nga shtëpia. As atje nuk ishim të sigurt”. Ai duhet të kujdeset edhe për të shoqen, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe nuk lëviz sot.

Me zë të lodhur dhe mes lotëve, ai thotë: “Nëse një qen vritet diku në botë, miliona mbajnë zi dhe bëjnë gjithçka që të shpëtojnë qentë e tjerë. Por askush nuk po zemërohet për genocidin që po ndodh këtu. Askush nuk po bën gjë. Askush nuk po na mbron nga Assadi, Rusia dhe Irani”.

Apeli i tij i fundit për botën: NA SHPETONI!

<
>
siria2 siria3 siria4 siria5


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas