Reperja Loredana Zefi, e cila momentalisht është në hetim nga policia zvicerane, ka humbur të atin. Lajmi është komunikuar nga vetë Loredana, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Faleminderit babi që bëre më të mirën për ne, deri më sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më kanë ndenjur pranë në këtë kohë të vështirë, ju falenderoj nga zemra”-ka shkruar reperja.
Kujtojmë se Loredana është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të akuzave të ngritura nga një çift zviceran, të cilët pretendojnë se reperja i ka kërcënuar dhe zhvatur mbi 900 mijë franga. Në rast se vërtetohen akuzat, Loredana mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.