Thursday, February 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Si ndihmohen fëmijët që të mos bëhen viktima të abuzimit seksual?

by mapo.al
29/11/2021
in Blog
0

Nga Silvana Kola – Loka

Nuk ndihmohen duke iu thënë “Bëj kujdes!”.

“Bëj kujdes!” nuk është asgjë tjetër veçse “thjesht një larje goje”.
E di! Do të thoni se kjo nuk është një gjuhë që do ta prisnit nga unë, por kjo çështje është ndër ato për të cilat, për hir të së vërtetës që na nxjerr të gjithëve lakuriq, unë e bëj kurban politesën.



Një fëmijë që dhunohet seksualisht është një fëmijë që, fillimisht, manipulohet, joshet, frikësohet, etj. Ai nuk bën dot kujdes!!!

Duam t’i ndihmojmë fëmijët të mos bëhen viktima të abuzimit seksual?

Le të flasim çdo ditë me nënat e tyre. T’iu mësojmë se duhet të jenë të hapura me fëmijët e tyre: të komunikojnë vazhdimisht dhe për gjithçka; pa i bërë fëmijët të kenë turp apo frikë, edhe për zhvillimin e tyre seksual dhe sidomos për atë. Fëmijët kanë kuriozitet të natyrshëm për seksin e tyre dhe, nëse nuk flitet në familje, predatorët seksualë janë të gatshëm ta tërheqin fëmijën nën kthetrat e tyre.
Nënat t’i mbështesim gjithashtu, vazhdimisht. Historia tregon se fëmija i dhunuar seksualisht ka një nënë, e cila është viktimë e dhunës gjithashtu.

Le të flasim me baballarët gjithashtu. T’iu mësojmë baballarëve se kur instalojnë frikë në familje, rrezikojnë që fëmija të mirëpresë çdo kontakt me një të rritur që iu duket se po kujdeset për ta, sikurse bëjnë pedofilët. Baballarët kanë nevojë edhe për mbështetje për të mbajtur punë të qëndrueshme dhe për të mos rënë në alkool dhe bixhoz. Historia tregon se fëmijët e dhunuar seksualisht kanë baballarë pedantë, të frikshëm ose plotësisht neglizhentë.

Të flasim me fqinjët gjithashtu. T’iu mësojmë se, nëse shikojnë apo dyshojnë se fëmija i gjitonit po dhunohet apo shfrytëzohet seksualisht, ai nuk do të jetë viktima e vetme. Predatorët seksualë të fëmijëve nuk ndalen nëse nuk i ndalin.

Të flasim me mësuesit gjithashtu. T’iu mësojmë mësuesve se një fëmijë që hesht, që rri i tërhequr, që mbulohet vazhdimisht me rroba, që bëhet agresiv në mënyrë të papritur apo që ka sjellje seksuale të papërshtatshme për moshën, mund të jetë viktimë e abuzimit seksual. Por, mësuesit kanë nevojë të lirohen nga ngarkesat artificiale administrative dhe nga presione politike për të ruajtur vendin e punës, që të mund të fokusohen tek ai që duhet të ishte qëllimi madhor i punës së tyre: mirëqenia e fëmijës.

Pa duhet të flasim me median gjithashtu. T’i mësojmë medias se dhuna dhe seksi janë dy gjeneratorët më të mëdhenj të shikueshmërisë së lartë, por edhe dy stimuluesit më të fuqishëm të tolerancës ndaj dhunës seksuale. Media duhet të zgjedhë një herë e mirë: ose pushtetin ose mirëqenien e fëmijëve; një rrugë të mesme nuk ka. Dhe gazetarët kanë fëmijë gjithashtu.

Pa duhet folur edhe me politikanët dhe politikat e mbrapshta që e kanë zhveshur lagjen nga lodrat, nga bari, nga katet e para ku nuk luhet bixhoz e nuk konsumohet drogë dhe prostitution ditën me diell dhe kanë asfiksuar çdo mbështetje për argëtime apo aktivitete për fëmijët, për të cilat prindërit nuk duhet të paguajnë qimet e kokës.

Si ndihmohen fëmijët që të mos bëhen viktima të abuzimit seksual?
Nuk ndihmohen duke iu thënë atyre: “Bëj kujdes!”.

Jo miq, Jo! Nuk iu thuhet fëmijëve “Bëj kujdes!”.
Iu thuhet pedofilëve: “Nëse manipulon, ngacmon, abuzon apo dhunon seksualisht një fëmijë, ti do të dënohesh me dënimin maksimal pa të drejtë gjykimi të shkurtuar apo të tjera ‘kapërcime’ nëpër ligj. Dhe kur të dalësh nga burgu, kudo që të shkosh, emri dhe fytyra jote do të bëhen publike, që të gjithë të dinë se kush je e të mbrojnë fëmijët prej teje!”.

Kur t’i kemi bërë të gjitha këto, vetëm atëherë mund të marrim guximin të ulemi në gjunjë përpara fëmijëve dhe t’iu themi: “Bëj kujdes!”

Vetëm kur t’i kemi bërë të gjitha sa janë në përgjegjësinë tonë si të rritur, vetëm atëherë mund ta bëjmë fëmijën të ndjehet pjesëmarrës në ruajtjen e sigurisë së tij.

Deri atëherë “Ne, të gjithë, në të gjitha rolet që kemi marrë në jetë, na qoftë faqja e zezë! E ç’emër mund t’i vendosë vetes një shoqëri që e ka lënë fëmijën të rritet dhe të ruhet vetë, si një bimë në mes të xhunglës?!”

JU SUGJEROJME

Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë
Blog

Tre ndërhyrje radikale për të rikthyer në jetë demokracinë shqiptare

19/08/2022
SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti
Blog

SHIFRA E DITËS: 100 vjet kryeqytet, “tiranët” e Tiranës dhe ‘pushteti i popullit’ sipas një profeti

05/07/2022
“Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj
Blog

“Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj

02/07/2022
Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja
Aktualitet

Kur modeli janë të fortët dhe tallavaja

11/05/2022
Next Post
Rusia thotë se ka bërë provë të suksesshme me raketën hipersonike Zircon

Rusia thotë se ka bërë provë të suksesshme me raketën hipersonike Zircon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • “E kam të vështirë të gjejë fjalët”, Begaj ngushëllime në ambasadën turke
  • Astronomët mund të kenë gjetur një vrimë të zezë të rrallë që endet e lirë
  • Mbi 9.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit kroat! Drejtoi edhe Prishtinën
  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In