Një aksident tragjik ka ndodhur një natë më parë në Kamëz. Në rrugën ‘Demokracia’, një mjet me shpejtësi të lartë ka përplasur një mjet tip ‘Smart’, në të cilin ndodheshin dy vajza të reja.
Dy të rejat janë transportuar fillimisht në spital, por fatkeqësisht, njëra prej tyre s’ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Viktima është identifikuar me emrin Alida, 22 vjeç, ndërsa shoqja e saj Deni Doku, e cila mori disa plagë, por jashtë rrezikut për jetën, është arrestuar sot nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
Deni Doku, është mjaft e njohur nga të rinjtë në rrjete sociale. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe vetë 19-vjeçarja, pas aksidentit, teksa shpreh keqardhjen për humbjen e mikeshës së saj. “Të kam tatuazh në zemër Alida. S’e kuptoj pse unë duhet të shpëtoja, e ti jo.“-shkruan 19-vjeçarja Deni Doku.