Kronika

Si ndodhi drama në Berat, dy nipat shkuan të shpëtojnë xhaxhain








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 07/05/20 |
mapo.al

Në orët e para ta mëngjesit, në fshatin Dushnik, të njësisë administrative Otllak, më i madhi nga të mbeturit në pus, xhaxhai, ka hyrë për ta pastruar. Bëhet fjalë për një pus të vjetër, ku kishte edhe shkallë.


Gjatë punës për ta pastruar, xhaxhai ka ndeshur me sa duket në një depozitë gazi. Menjëherë familjarët janë vënë në alarm.


Në ndihmë të tij ka ardhur, djali i vëllait, nipi i parë. Ka hyrë edhe ai brenda për të nxjerrë të afërmin, por ka ngecur. Ngjarja sa vinte e bëhej më dramatike. Më tej, ka ardhur nipi tjetër, djali i vëllait tjetër të viktimës së parë që hyri për të pastruar pusin.



Por edhe ai ka ngelur brenda. Të dhënat më të fundit janë që njëri prej nipave ka mbërritur në spital me shenja jete. Po pritet dhe po shpresohet që ai të shpëtojë. Për fat të keq, shpresat nuk kanë zgjatur shumë. Eshtë konfirmuar që ka ndërruar jetë edhe personi që mbërriti gjallë në spital. Viktimat janë, Kamber Hoxha, xhaxhai, dhe dy nipat e tij, Gentian dhe Neim Hoxha. Një ngjarje dramatike kjo që ka tronditur sot jo vetëm Beratin.

Lexo edhe :  Lefter Maliqi publikon pamje nga Osumi i ndotur: Fytyra e qelbur e Rilindjes

Njoftimi


Lajmerohemi nga QKU127 ne oren 8:05 per nje person te mbetur ne pus. Menjehere niset ekipi jone mjek-infermier.Ne vendngjarje na referojne per 3 persona te mbetur ne pus. Menjehere nisen dhe dy ekipet e tjera ne oren 08:15.Rreth ores 9:10 nxirret kufoma e pare me iniciale N. H 45 vjec. Ne oren 9:30 nxirret kufoma e dyte me iniciale G.H 45 vjec.Ne oren 9:38 nxirret kufoma e trete me iniciale K.H 77 vjec. Te tre transportohen ne morg.

 

 

 

 


Etiketa: , ,

Pas