Është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksandr Lukashenko. Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya ishte protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.
Sprinterja është dërguar në aeroportin e Tokyos nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion dhe kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko.
Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.
#Belarus It’s been reported that Kryscina Tsimanouskaya, who publicly criticized the regime and sports officials, is being sent from Tokyo back to Belarus. Apparently, representatives of the Belarusian national team took her to the airport. It looks like kidnapping pic.twitter.com/led3PfncEQ
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) August 1, 2021
Policia japoneze arriti ta bllokonte udhëtimin e saj dhe ajo është aktualisht nën mbikëqyrjen e vendit organizator, teksa ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Bjellorusi.
Tsimanouskaya duhej të garonte të hënën në 200 metra si dhe në stafetën 4×400 metra të enjten. Por Komiteti Olimpik Bjellorus i komunikoi që të bëhet gati për kthimin në shtëpi. Komiteti Olimpik deklaroi se doktorët e kishin vendosur kthimin e saj në shtëpi për shkak të “gjendjes psikologjike”.