Aktualitet

Si nisi sherri Leli-Leskaj/ Pendimi për dorëheqjen, tenderat dhe dëshmitë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 20/09/21 |
mapo.al

Një debat mbi lirimin e zyrës çoi sot në ambientet e Policisë së Vlorës kryetarin e bashkisë Dritan Lelin dhe drejtorin e Ujësjellësit. Ndërkohë, mësohen detaje sesi nisi debati që përfundoi në polici






Pikënisja është në 6 gusht, datë kur Shkëlqim Leskaj ka firmosur dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Ujësjellësit të Vlorës.


Por disa ditë më pas, Leskaj është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht, por kryetari i bashkisë së Vlorës nuk e ka pranuar, duke i qëndruar vendimit të parë të drejtorit të UKV-së.







Një burim tha se Leskaj, pavarësisht se dha dorëheqjen nuk mund të largohej në gusht pasi mori lejen vjetore dhe për këtë arsye është pritur data e rikthimit për t’i komunikuar procedurën.



Në datë 15 shtator, drejtorit iu kërkua që të lironte zyrën, por Leskaj e ka refuzuar kërkesën duke mos pranuar madje duke e kyçur derën.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim


Kjo ka bërë që konflikti mes palëve të përfundojë në drejtorinë e policisë së Vlorë, që ditën e sotme ka thirrur Lelin dhe Leskajn për t’u marrë dëshminë mbi ngjarjen.

Po i njëjti burim,  tha se “drejtori brenda periudhës që dha dorëheqjen ka firmosur tre tendera pa garë, 400 mijë euro për sahatet, klorifikimi dhe uniformat”./abc/

LEXO EDHE

Dritan Leli e shkarkoi, drejtori i Ujësjellësit Vlorë nuk liron zyrën

66


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas