ShowBiz

S’i pëlqeu gjesti, Elgiti i tërheq publikisht vëmendjen Kleas






               Publikuar në : 16:02 - 27/05/19 |
mapo.al

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më simpatike të ekranit. Ata nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre dashurinë reciproke, e cila shpesh herë shoqërohet edhe me debate e hatërmbetje afatshkurtra.


Së fundmi, Klea ka publikuar në “Insta Story” një fragment të shkëputur nga kënga më e re që pritet të sjellë në tregun muzikor Elgiti. Mirëpo ky i fundit duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim. “Mos e posto më këngën në story, se nuk është bërë akoma publike”-i është drejtuar Elgiti Kleas, duke shtuar nga pas disa emoji që shfaqin nervozizëm.

Klea, e prekur nga ky koment publik i partnerit, ia ka kthyer shkurt. E megjithatë, çifti duket se ka shkaktuar mjaft të qeshura te miqtë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas