fbpx

Aktualitet

Si përkujtohet 11 shtatori në shtete të ndryshme në SHBA





               Publikuar në : 20:47 - 11/09/19 |
mapo.alm

Çdo përvjetor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, amerikanët mblidhen së bashku në monumente dhe aktivitete në të gjithë vendin. Ata ndalen për të përkujtuar rreth 3000 njerëzit që humbën jetën atë ditë në New York, Virginia dhe Pennsylvania.


Përveç tre monumenteve të ndërtuara në vendet ku ndodhën sulmet, edhe qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar aktivitetet e tyre dhe kanë ndërtuar përkujtimore në nderim të jetëve të humbura.



Compilation of two photos: people walking through field and person at memorial wall (Left: © Jeff Swensen/Getty Images. Right: © Gene J. Puskar/AP Images)


Në Shanksville, Pensilvani, vizitorët ecin nëpër fusha përgjatë rrugës për në memorialin “Muri i Emrave”.

Compilation of two photos: helicopter flying past pillar of light and uniformed people standing in formation (Left: © Andres Kudacki/AP Images. Right: © Joshua Roberts/Reuters)

Një helikopter fluturon nga “Tribute in Light” në qiell mbi zonën e Manhattanit. Dy dritat përkujtojnë Kullat Binjake që terroristët i sulmuan më 11 shtator.

Compilation of two photos: firefighter carrying hose and women standing in crowd (© RJ Sangosti/Denver Post/Getty Images)

Në Amfiteatrin Red Rocks në Morrison, Kolorado, një zjarrfikës mban një tub uji me emrat e 343 zjarrfikësve që vdiqën më 9/11 duke provuar të shpëtonin personat e bllokuar në Kullat Binjake të Nju Jorkut. Ngjarja, e quajtur Kolorado 9/11 Memorial Stair Climb, zhvillohet çdo vit për të kujtuar ata që vdiqën atë ditë. Në pamje shihet një grua që fshin lotët gjatë përkujtimit të tragjedisë.

Compilation of two photos: two uniformed people looking up through opening in roof to tall building and person walking between two tall slabs in memorial (Left: © Craig Ruttle/AP Images. Right: © Gary Hershorn/Getty Images)

Dy anëtarë të Departamentit Zjarrfikës në New York, shikojnë përmes tavanit të hapur Oculus, pjesë e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, ndërsa në foto ngjitur shihet një vajzë që shikon memorialin emrave.

 

 


Etiketa: , ,

Pas