Editorial

Si po dështojnë spitalet shqiptare me virusin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 11/08/20 |
Nga Klodian Tomorri

Fakti që politikanët dhe biznesmenët, të cilët preken nga virusi, shkojnë të kurohen jashtë shtetit është dëshmi e qartë se sistemi ynë shëndetësor nuk e kuron dot sëmundjen.


Ata që e kanë provuar thonë se arsyet janë të shumta. Ka mungesë pajisjesh, ka mungesë personeli, por mbi të gjitha ka edhe mungesë njohurish.


Të tria janë treguesi më i mirë se si është menaxhuar sistemi shëndetësor publik. Ose më saktë se si është degraduar sistemi shëndetësor publik.


Por tragjik është fakti se e njëjta gjë ndodh edhe në spitalet private të vendit. Edhe ato janë të paafta për ta kuruar virusin. Ka histori plot në Shqipëri, që njerëzit janë nisur nga spitalet private me urgjencë jashtë se këtu kanë qenë duke vdekur.


Dështim tregu në këto përmasa zor se gjen kund. Ajo që nuk kuptoj është se pse qeveria nuk dërgon një grup të vogël mjekësh disa ditë pranë një spitali në Vjenë, Milano apo Mynih.

Të mësojnë protokollet atje, të shohin si e kurojnë spitalet e Evropës virusin dhe pastaj të kthehen të trajnojnë edhe mjekët e tjerë këtu. Kjo nuk kërkon as para, as kohë dhe as sakrificë. Nuk kurohet virusi me këshillat e Piperos.

Së dyti, morën 130 miliardë lekë ose 1.1 miliard euro borxh vetëm për këtë vit. Kanë çuar vetëm 18 milionë euro për shëndetësinë. As 1.6 për qind.

Vendi përballet me krizë shëndetësore. Qeveria rrit borxhin në nivele të pashënuara më parë me sebepin e krizës shëndetësore. Por shëndetësia merr vetëm 1.7 për qind të huamarrjes.

Ah po. Kemi koncesionet. Ndërkohë atyre që nuk kanë mundësi të shkojnë jashtë, qeveria u ka lënë Zotin.


Etiketa:

Pas