Aktualitet

Si po humbin shenjat dhe identiteti i qytetit – Guida e trishtë me Dorianën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 19/01/21 |
mapo.al

Nga Alessia Selimi



Kërkohet mes hapash e vrap. Gjurmët e gjithkujt ndryshojnë. Dhe korridoret urbane, tjetër pamje përftojnë. Jo pak peshë ka mendimi, aroma e mbartur mbi kohë… Një sërë vilash të ndërtuara midis viteve ’20-’35, në kryeqytetin xhaket hequr, po humbasin një nga një. Dhe në trekëndëshin që krijohet midis Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit, po ngrihen gërmadhat e së humburës Tiranë. Ky nuk është përfundim që zotërojnë vetëm tiranasit, të rritur mes godinash pesë katëshe, rrugë të gjera, unaza e bulevarde.


Doriana Musai, me profesion arkitekte, banon prej 20 vitesh në Tiranë, dhe ndjehet e përjashtuar, pjesë e një fjetoreje pa kurrfarë rregulli. Çdo ditë që kalon, përvetëson fizionominë e turistit, pa hartë, vetëm me një aparat fotografik, e dëshirën e egër për të memorizuar, atë çka pak ka mbetur nga pëlhura e dikurshme urbane, historia njerëzore e sensi komunitar. Në një bashkëbisedim me Mapo, Doriana tregon pikënisjen e këtij rrugëtimi, të dokumentuar gjithashtu në sekuenca të shkurtra filmike.



“Në vitin 2018, qeveria shpalosi planin ogurzi të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ju bashkova protestës, dhe aty njoha aktivistë të tjerë që reagimin ndaj çështjeve të qytetit e kishin në rend të parë. Nisi duke ndihmuar me foto të shkatërrimeve që po ndodhnin në Tiranë dhe kërpudhave të mbira kudo, pallateve” – rrëfen fillimisht ajo. “Një nga vilat e mia të preferuara, ajo e Motrave të Mbretit Zog, u shemb po brenda atij viti. Dhe duke qenë se lëvizja në këmbë, mundohesha të gjuaja vila të tjera mbrapa pallateve katallanë në rrezik shembjeje.”




Të tillë karakter ka ndalesa e Dorianës në degëzimin midis Rrugës së Kavajës dhe Rrugës së Durrësit, aty ku qëndrojnë në këmbë vila fasadë zhveshur, me histori e arterie arkitektonike, kundrejt modelit promovues neoliberal. Të kanosura në mos nga lejet e ndërtimit, nga degradimi e braktisja, si pasojë e mosmirëmbajtjes. “I njoh konfliktet e pronësisë, paaftësinë e administratës për të mos bërë asgjë që nuk zgjon interes, por edhe situatën ekonomike të familjeve shqiptare. Di gjithashtu se institucionet kompetente, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoritë rajonale të Trashëgimisë kanë detyrimin ligjor t’i monitorojnë dhe ruajnë monumentet, por pak ose aspak është bërë. Kjo është plagë shumë e vjetër e jona që pas rënies së diktaturës”, – thotë Doriana, së cilës i pëlqen të ndalet tek vila e Radio Tiranës – mbartësja e historisë së familjes të spikatur tiranase që e ndërtoi, të radios së parë shqip dhe Institutit të Folklorit.

Lexo edhe :  Fejesa në Mamurras - Rama, dëshmitari gojëmbël: Llokumin jepja vjehrrës...

Pa harruar faktin se gëzon një arkitekturë unikale në Tiranë. Vila është katër katëshe, ku njëri kat është përdhe; prej mermeri, granili, hekur të rrahur në parmakët e shkallëve, kasa prej druri në dritare dhe stil neoklasik në ekzistencën e tri kolonave të mëdha në lartësinë e dy kateve. “Ajo që po ndodh me vilën e Radio Tiranës është krejtësisht e njëjta gjë që po ndodh me të gjitha vilat e tjera në kryeqytet. Ndonëse është shpallur monument kulture, plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë Tiranë ka parashikuar rizhvillim për zonën ku ndodhet. E pangjarë dhe tërësisht në kundërshti të direktivave europiane”, – shprehet Doriana. Megjithatë, ka një rrugëdalje për aromën e së shkuarës, mos fishkjen e saj. “Shteti me rolin kushtetues duhet të ndalojë çdo leje që nxit shkatërrim. Organet që ligji i ngarkon me përgjegjësi duhet të dalin nga zyra dhe të merren sëriozisht me këtë çështje. Dhe ekspertët duhet të ngrenë debatin publik”, – thotë ajo teksa shton nën zemërim se periudha më e lavdishme e shtetformimit po bie në rrënoja.

<
>
140558219_726177654958911_5090288957785699019_n 140374015_225770142423238_6224728217655805179_n

Shembja e Teatrit Kombëtar, është dëshmia më e padëshiruar për të. Në hollin e brendshëm, zbrazëtia e natës kumboi nga një goditje e papritur e kovës së eskavatorit. Doriana ishte pikërisht aty, me idenë e brishtë se veçse ishte shkallmuar dera. “Kur policët më nxorrën jashtë me forcë dhe pashë fasadën e dërrmuar, aty e kuptova se kishin tentuar të na vrisnin bashkë me teatrin. Ishte përtej imagjinatës…barbare.” Aktivistja dhe arkitektja nuk ka fjalë për traumën që e shoqëron hap pas hapi, idenë se do të trajtohej si gërmadhë, e shumtë në numër.

<
>
140311892_3038225753130340_2343724039645182081_n 140475761_213826780456213_5893597346929023075_n

Në zhdukjen e lagjeve të vjetra, në stadin e katërt dhe të fundit të çrregullisë endetermike, Tirana nuk është më e njëjta. Dhe Doriana fatkeqësisht nuk gëzon më imazhin e një kryeqyteti mikpritës, me të cilin u përball si studente e viteve 2000. Uria për godina, fshehur pas etjes për modernizim e dëshirës për ngjasje, po godet gjithçka e gjithkënd, trup e mish. Por kur ka dashuri, shtëpia mbrohet, me gjithfarë imazhesh që varen mbi mur. Doriana, këtë premton se do të bëjë.

47,227


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas