Gazetari Sokol Balla ka publikuar në “Instagram” si rrallëherë fotografi ku shihet me djalin dhe vajzën e tij.
Me c’kuptohet , Balla ka vendosur të kalojë disa ditë pushimi me to në Mal të Zi. Duke bërë një xhiro me jet-ski me të birin dhe në parashutë me të bijën, gazetari nuk ngurron ta cilësojë veten si baba “cool”.
Kujtojmë se fëmijët e Ballës vijnë nga martesa e tij me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, me të cilën është divorcuar disa vite më parë.