Teknologji

Si sot 50 vjet më parë, telefonata e parë video





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:10 - 01/07/20 |
mapo.al

Si sot 50 vite më parë u bë telefonata e parë video në botë në Pittsburgh të Shteteve të Bashkuara mes kryebashkiakut Peter Flaherty dhe CEO-s së kompanisë Alcoa John Harper


Është e vështirë të imagjinohet muajt e fundit të mos kishim të paktën një video-telefonatë në ditë me miqtë dhe të afërmit. Kemi hyrë në muajin e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe me disa rregulla të distancimit social ende në fuqi, video-thirrjet janë parë si rrugëdalje.


Zoom, Skype, Houseparty e shumë shërbime të tjera na kanë ndihmuar të mbyllim hendekun e krijuar gjatë pandemisë.


Të gjithë kanë mundësi të përdorin mjetet e teknologjisë  për të bërë video-thirrje me FaceTime apo Google Duo ditëve të sotme. Por situata nuk ka qenë e tillë dy apo tre dekada më parë.


Video-thirrja e parë u mundësua nga operatori celular Amerikan AT&T i cili kishte instaluar pajisjet Picturephone në disa kompani, institucione por edhe në shtëpi. Në përkujtim të këtij momenti, kryebashkiaku në detyrë William Peduto dhe CEO i Alcova morën pjesë në një video-thirrje ditën e sotme.

Në 1930 AT&T nisi zhvillimin e një sistemi i cili do të bënte të mundur video-telefonatat mbi rrjetin telefonik fiks në vend të kabllove të dedikuara. Prezantoi një prototip në 1939 por nuk u bë gati deri në 1964 kur kompania prezantoi Picturephone Mod 1. Një video treminutëshe kushtonte 133 dollarë me kursin e këmbimit sot.

AT&T arriti të krijonte një Picturephone Mod II për shtëpi dhe përdorim në zyra pune. Kishte ekran 5.5-inç bardhezi, një rezolucion me 250 vija dhe frekuencë rifreskimi prej 30fps. Rezolucioni i kamerës së saj ishte 0.8-megapiksel.

Kompania tarifonte 160 dollarë në muaj për 30 minuta video-thirrje që sot kanë vlerën e 1,092 dollarëve. Vetëm 450 prej tyre ishin në përdorim deri në 1973, ndërsa kompania kishte parashikuar 100,000.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas