fbpx

Aktualitet

Si ta lexojmë intervistën e VOA me Palmer





               Publikuar në : 22:53 - 01/08/19 |
mapo.al

Nga Mapo.al


Nuk është më lajm që intervistat e Matthew Palmer priten me interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Ai është zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që kujdeset për vendin tonë. Intervista e tij e fundit para votimeve të 30 qershorit u prit nga një valë komentesh dhe u interpretua si mbështetje për qeverinë e Edi Ramës.



Por kjo intervistë e fundit kërkon më shumë thellim. Fillimisht bie në sy se ajo intervistë është kryer nga shërbimi serb i Zërit të Amerikës dhe pyetjet janë pikante. Katër prej tyre janë pyetje me shqetësim real për qeverisjen e zotit Rama. Dy të tjera janë për zgjedhjet lokale.


Në pyetje lexohet meraku se mos SHBA po mbështet një qeverisje të korruptuar dhe autokrate. Palmer e thotë qartë se nuk mbështesin Ramën, por duan të shohin sundimin e ligjit në vend. Pika më e fortë mbetet kur Palmer thotë se kanë rezerva reale për votimet e 30 qershorit. Kjo konfirmon devizën amerikane se duan të shohin institucionet, edhe kur ato janë të dështuara siç ndodhi me institucionin e votës.

Palmer flet për nevojën e ngritjes së Gjykatës së Lartë, e cila mund të vendosë për përsëritjen apo jo të votimeve. Me shumë gjasë ky duket ndonjë gabim në përkthim pasi duhet të jetë fjala për Gjykatën Kushtetuese.

Mes rreshtave të Palmer ka shumë për të komentuar nga çdo palë. Fakt është se për të do flitet gjatë në këto ditë pushimesh.

LEXO EDHE:

Palmer: SHBA ka rezerva për 30 qershorin, nuk mbështesim Ramën

Pyetjet e forta të VOA për Palmer lidhur me Ramën


Etiketa: , , ,

Pas