Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Si ta luftosh dembelizmin? Ja disa mënyra efektive…

by mapo.al
26/12/2021
in KMR
0

Kush thotë se nuk ka pasur asnjëherë dëshirë të qëndrojë orë pa fund në shtrat, pa bërë asgjë, sigurisht është gënjeshtar. Të gjithë e ndiejnë herë pas here këtë nevojë.

Por kur kjo gjendje bëhet kronike, atëherë duhet të shohësh brenda vetes pak më shumë. Mos të kanë kapur “traumat” e dembelizmit?

Si ta kuptosh që shenjat kanë filluar të të shfaqen? Sepse, realisht, është një vijë shumë e hollë mes dëshirës për të mos bërë asnjë punë për një farë kohe dhe përtacisë serioze.

Nuk është shumë e vështirë, mjafton që gjendja jote të pengon të bësh punët e përditshme ose arritjen e qëllimeve që i ke vënë vetes në mëngjes.

Por nëse kjo është e vërtetë (që ka shumë pak mundësi), si mund ta luftosh dembelizmin në ato ditët dhe netët kur të kap dëshira për të qëndruar pa fund në shtrat?

Ka disa mënyra:

Gjej një motiv

Njëri nga faktorët më të zakonshëm të përtacisë është thjeshtë mungesa e motivimit. Kur nuk je e vendosur për të bërë diçka, e shtyn për më vonë, pa asnjë arsye. Ndaj ditës duhet t’i japësh një kuptim duke gjetur një motiv, pa marrë parasysh nëse do të arrish diçka të madhe apo të vogël, siç është thjesht të bërit punët e shtëpisë. Është shumë e rëndësishme të kesh gjithmonë në mendje qëllimet që do të arrish: ky është shpesh motivi më i mirë dhe më efikas.

Merru me sport

Mos e nënvlerëso asnjëherë fuqinë e ushtrimeve fizike. Nëse je dembele kronike, atëherë duhet të shtosh patjetër shanset për t’u marrë me sport. Do të habitesh edhe vetë se po të ushtrohesh çdo ditë për 30 minuta, do ta ndiesh të nevojshme të bësh shëtitje të gjata. Ajri i freskët i mëngjesit është i pazëvendësueshëm dhe do të të ndihmojë shumë për të rimarrë “xhirot e motorit”.

Ndaj detyrat e mëdha në më të vogla

Një nga arsyet më të zakonshme pse ne zgjedhin të shtyjmë çdo gjë për më vonë është për shkak se kemi detyra të vështira që kërkojnë shumë kohë. Nëse ky është rasti, atëherë të duhet të organizosh veten për të ndarë detyrat e mëdha në më të vogla. Në këtë mënyrë, do ta kesh shumë më të thjeshtë për t’i përfunduar të voglat, por edhe të mëdhatë njëkohësisht.

Një hap me kohën

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë shumica nga ne është tendenca për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë. E vërteta është se jo të gjithë kanë aftësi për të bërë dy ose më shumë gjëra njëkohësisht. Disa mund të përqendrohen në më shumë se një punë, të tjerë kjo gjendje mund t’u shkaktojë probleme. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të qenë në një hap me kohën, sepse mund të ndihesh plotësisht e zhytur nga dembelizmi. Thjesht kontrollo veten.

Gjithmonë shiko shembuj pozitivë

Shembujt pozitivë mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në motivimin tonë. Të gjithëve na duhet dikush për të na frymëzuar sa herë që e shohim të vështirë për të shkuar më tej. Në rast se sheh shembujt e njerëzve të suksesshëm që të frymëzojnë, njerëz që të motivojnë, ke për të shkuar shumë larg. Mbaj rreth vetes njerëz të suksesshëm, të cilët gëzojnë reputacion të mirë, falë këmbënguljes dhe punës së tyre.

 

JU SUGJEROJME

Këto ushqime ju ndihmojnë të flini rehat
KMR

Femrat duhet të flenë më gjatë, përdorin trurin më shumë se meshkujt

22/01/2022
Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj
KMR

Grupi i gjakut, shihni si ndikon në personalitetin tuaj

19/01/2022
Joga: Kundër stresit, dhimbjeve të kokës e trupit, përfitimet
KMR

Joga: Kundër stresit, dhimbjeve të kokës e trupit, përfitimet

18/01/2022
Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës
KMR

Këto janë shenjat që tregojnë se ju keni një engjëll mbrojtës

18/01/2022
Next Post
AMA merr 30 masa ndaj televizioneve….

AMA merr 30 masa ndaj televizioneve....

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rama ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe
  • “Toyota Yaris”, Artan Hoxha flet pas 4 orësh “izolim” në Bruksel nga prokurorët belgë
  • Konferenca me Mike Pompeo-n, analiza satirike e Gjekmarkaj
  • Ja çfarë është thënë në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi
  • Ndërron jetë aktorja dhe regjisorja e njohur



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In