fbpx

KMR

Si ta mbani romancën gjallë në lidhje afatgjatë





               Publikuar në : 22:58 - 17/06/19 |
mapo.alm

Edhe lidhjet më të mira kërkojnë përkushtim për ta mbajtur romancën dhe pasionin gjallë. Përndryshe, ju shumë shpejt mund të përfundoni duke u ndjerë më shumë si bashkë-banorë sesa si partnerë romantikë.


Megjithëse është e rëndësishme që në lidhje të ndiheni komod, të sigurt dhe të pranuar, gjithashtu është e rëndësishme edhe të besoni se herë pas here keni nevojë ta impresiononi partnerin dhe se të njëjtën gjë duhet ta bëjë partneri për ju.



Për ta mbajtur romancën gjallë në lidhje, ndiqni këshillat e mëposhtme:


Dilni në takime çdo javë

Është shumë e rëndësishme që rregullisht të shpenzoni kohë me partnerin – larg streseve dhe fëmijëve ose çfarëdo tjetër. Sigurohuni që të paktën një herë në javë të dilni vetëm ju të dy dhe t’i mbani telefonat larg.

Mbajani dorën njëri-tjetrit

Kjo mund t’ju duket e çuditshme, por mbajtja e duarve është kontakt lëkurë me lëkurë dhe kjo e promovon intimitetin. Është një mënyrë për t’u lidhur fizikisht dhe ju bën të ndiheni si çift.

Bëni seks

Qoftë nevoja, bëjeni me orar seksin. Sido që të jetë, bëni seks rregullisht.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas