Teknologji

Si të arrish uljen e emetimit të karbonit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:01 - 19/04/21 |
mapo.al

Zgjidhja dixhitale për rrjetet me zero-karbon vjen për të gjithë operatorët në botë nga gjiganti Huawei, duke i ndihmuar të arrijnë synimin e neutralitetit të karbonit





Një nga sfidat aktuale të kompanive në të gjithë botën është ulja e emetimit të karbonit. Për rrjedhojë, Huawei prezantoi teknologjinë e fundit superiore të rrjeteve me zero-karbon. Zëvendës Presidenti i Huawei dhe Presidenti i Linjës së produkteve dixhitale Z. Zhou Taoyuan shpjegoi për publikun se kjo teknologji synon të ndihmojë operatorët të zbatojnë strategjinë e rrjeteve me zero-karbon, të përshpejtojnë gjelbërimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë botën.


Reduktimi i emetimit të karbonit është një nga çështjet që ka marrë vëmendjen e gjithë shoqërisë njerëzore aktualisht. Ekonomitë kryesore në botë po angazhohen të arrijnë qëllimin e neutralitetit të karbonit duke vendosur afate kohore për ti realizuar me sukses  deri në vitin 2050. Bizneset po ashtu po shkojnë drejt rritjes së qëndrueshme dhe gjigantët tradicionalë të energjisë kanë propozuar qëllimet e tyre për neutralitetin e karbonit. Për ta arritur këtë, industria e energjisë duhet të shkojë drejt dixhitalizimit.





“Rrjeti zero-karbon është kthyer në qëllim të rëndësishëm strategjik për operatorët kryesorë në të gjithë botën”, tha Z. Zhou Taoyuan. Në kontekstin e neutralitetit të karbonit, energjia e rinovueshme do të luajë një rol jetik në industrinë e energjisë në të ardhmen. Konsumi global i energjisë në industinë e TIK po rritet vazhdimisht. Vlerësohet se deri në vitin 2030, konsumi global i energjisë elektrike do të arrijë deri në 5%. Ulja e emetimit të karbonit dhe konsumit të energjisë janë dy drejtimet kryesore të zhvillimit të operatorëve.



Zgjidhja e ofruar nga Huawei për rrjetet me zero karbon duke u bashkuar me “Intelligent Power Cloud,” nxit operatorët të lëvizin drejt uljes së emetimit të karbonit, zgjidhjeve që mbrojnë mjedisin dhe zhvillimit të qëndrueshëm kur përballen me sfida të brendshme dhe të jashtme.


Zgjidhja e Huawei për rrjetin me zero karbon përmban dhomë më të thjeshtuar pajisjesh, sajt dhe DC të thjeshtuar, po ashtu edhe energji të rinovueshme për të gjithë.

Katër karakteristikat e mësipërme bashkohen me “Intelligent Power Cloud” për të zvogëluar kostot e konsumit të energjisë dhe për të përmirësuar efikasitetin e saj përmes energjisë inteligjente që integron ngarkesën dhe ruajtjen e rrjetit burimor.

Zgjidhja e Huawei për rrjetet me zero karbon sjell përvojën e thellë në energjinë elektronike, teknologjinë e informacionit e komunikimit dhe atë dixhitale. Po ashtu kompania është fokusuar në gjenerimin e energjisë së rinovueshme dhe konsumin efikas të saj. Prodhimi total i energjisë së rinovueshme është 325 miliardë kWh, duke kursyer 10 miliardë kWh energji elektrike, e cila është ekuivalente me mbjelljen e 220 milionë pemëve.

“Të kontribuojmë në mënyrë efektive në neutralitetin e karbonit në botë është qëllimi dhe misioni ynë”, tha Z. Zhou Taoyuan. Zgjidhja e Huawei për rrjetet dixhitale me zero karbon do të ndihmojë operatorët të orientohen drejt zhvillimit të qëndrueshëm me karbon të ulët dhe të përshpejtojnë procesin e neutralitetit global të karbonit.

<
>
Green Power for All Simplified DC Simplified Equipment Room Simplified Site

 

1



CLOSE
CLOSE
Pas