Kryesore

Si të dalim nga kriza e pandemisë – Basha: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:07 - 29/09/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot planin ekonomik të përbërë me 5 pika për të dalë nga kriza e pandemisë. Basha tha se situata është e rëndë për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria.


Lideri demokrat, theksoi se plani i opozitës parashikon 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza e Covid-19.


‘Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe suitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e proppzuar atëherë. Kosto e saj shkonte 90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj.



Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike.


Nuk nka ççon në vendet me paketën më ambiçioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me ÇOVID dhe pasojat ekonomike të tij.’-tha Basha.


LEXO EDHE:

‘Shqipëria po lëngon nga pandemia’ – Basha prezanton 5 pikat e planit të rimëkëmbjes

 


Etiketa: , , , ,

Pas