A ndodhet një femër psikopate në jetën tuaj?
Nga Melissa Burkley, Psychology Today
Në një postim të mëparshëm, unë diskutova se si të dalloni një psikopat duke kërkuar tre tipare dalluese. Tani kur dëgjojmë fjalën psikopat, zakonisht mendojmë për burrat. Kur është fjala për psikopatët, shumica e shembujve janë burra. Kjo është e vërtetë për personazhet imagjinarë, si Hannibal Lecter dhe Jim Moriarty, dhe kjo është gjithashtu e vërtetë për psikopatët e jetës reale, si Charles Manson dhe Ted Bundy.
Por, ç’të themi për gratë? A ekzistojnë të tilla?
E vërteta është se nuk dëgjojmë shumë për psikopatet femra. Ato rrallë përshkruhen në fiction-vetëm përjashtimet e dukshme që unë mund të mendoj janë karakteri i Glenn Close në Tërheqjen Fatale, Annie Wilkes në Mjerim dhe Amy Dunne në Gone Girl. Dhe ato janë studiuar rrallë në literaturën shkencore. Por kjo nuk do të thotë që psikopatët femra nuk ekzistojnë.
Në fakt, disa studime që janë kryer tregojnë se rreth 17% e grave të burgosura i plotësojnë kriteret e një psikopati (krahasuar me 30% të burrave të burgosur). Por çfarë ndodh jashtë sistemit të burgjeve? Cilat janë shanset që tani të keni një psikopate femër që vërdalliset në jetën tuaj?
Në të vërtetë, shanset janë mjaft të mira. Rreth 1 në 100 njerëz përshtaten me përkufizimin e një psikopati. Por shumica nuk janë të vrarë apo të burgosur. Në të vërtetë, shumica e psikopatëve i shmangen zbulimit. Ata mund të jenë mjeku juaj, avokati juaj, shefi juaj ose bashkëpunëtori juaj. Pra, shanset janë të mira që ju keni të paktën një psikopat në jetën tuaj dhe ai person mund të jetë shumë mirë një grua.
Por këtu është problemi. Për shkak se ne rrallë diskutojmë për psikopatet femra ose i shohim ato në lajme ose në filma, ne nuk jemi aq të mirë për ta dalluar atë në krahasim me psikopatët meshkuj. Dhe pjesërisht, kjo është për shkak se psikopatet femra nuk duken domosdoshmërisht dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë si psikopatët meshkuj.
Është e rëndësishme të mbahet parasysh se psikopatia është një çrregullim personaliteti. Është një sëmundje, dhe sëmundjet manifestohen ndryshe në burra dhe gra. Për shembull, simptomat që zakonisht shoqërohen me një atak në zemër si dhimbje gjoksi, ndjesi shpimi gjilpërash në krahun e majtë, djersitja – janë simptomat që janë më të zakonshme tek meshkujt. Kur gratë vuajnë nga një atak në zemër, ata kanë tendencë të përjetojnë simptoma të ndryshme, si mungesa e frymëmarrjes dhe të përziera.
Psikopatia është gjithashtu një sëmundje që manifestohet ndryshe në burra dhe gra. Shenjat stereotipike të një abuzimi psikopat-kafshësh, dhunë fizike, bukuri sipërfaqësore-janë shumë më tepër tregues për një psikopat mashkullor. Psikopatet femra shfaqin shenja të ndryshme dhe shpesh më pak të dhunshme. Si rezultat, psikopatet femra kanë më shumë gjasa të mos zbulohen.
Pra, nëse doni të jeni në gjendje të dalloni një psikopate femërore, duhet të dini se si ndryshojnë psikopatet femra nga psikopatët meshkuj. Këtu janë dy dallime kryesore:
- Ndryshimet në narcizëm
Të gjitha psikopatët janë të lartë në narcizëm. Kjo do të thotë se ata e shohin veten si superior ndaj atyre që i rrethojnë. Por mënyra si shprehet ky narcizëm ndryshon për burrat dhe gratë. Narcistët meshkuj kanë tendencë të bërtasin për lavdërimet e tyre. Ata tentojnë të mburren me arritjet e tyre dhe superioritetin e tyree. Ata nuk kanë problem t’ju tregojnë në fytyrë se janë më të mirë se ju.
Psikopatet femra janë të ndryshme. Ata janë më të fshehta në lidhje me tendencat e tyre narciste. Ato buzëqeshin dhe ju lavdërojnë ballë për ballë, por mendojnë se janë më të mirë se ti prapa shpinës.
- Ndryshimet në agresivitet
Psikopatët meshkuj priren për të shfaqur agresionin e tyre në sjellje. Ata angazhohen në sulme fizike, abuzojnë me kafshët, ose kryejnë krime të dhunshme. Kjo ndihmon të shpjegohet pse përqindja e psikopatëve në burgjet meshkuj është dyfishi i asaj të burgjeve femra. Meqenëse psikopatët meshkuj kanë më shumë gjasa të angazhohen në sjellje të dhunshme, ata kanë më shumë gjasa të kapen dhe të mbyllen në burg.
Psikopatet femra janë më të pajisura për të fluturuar nën radar. Kjo për shkak se ata kanë tendencë për të shfaqur agresivitetin e tyre fshehurazi. Ata përhapin thashetheme rreth jush në punë. Ato iu manipulojnë deri në atë pikë sa ju filloni të dyshoni në mendjen tuaj. Ato iu manipulojnë që ju të paguani ofertat e tyre (mendoni karakterin e Jennifer Jason Leigh në filmin Single White Female). Dhe nëse refuzoni t’iu ndiqni lojën, ato kërcënojnë se do të dëmtojnë vetveten. Ato janë mjeshtre të marionetave, duke ditur si t’i manipulojnë të gjithë dhe dinë si t’i tërheqin njerëzit për të marrë atë që duan.
Në fund, ndryshimi vjen në këtë pikë: Psikopatët meshkuj hedhin grushta; psikopatët femra hedhin hije.
Pra, çfarë duhet të bëni nëse dyshoni se ka një psikopate femër në jetën tuaj?
Hapi i parë është identifikimi i tyre, gjë që është më e vështirë se sa mund të mendoni. Përkundër asaj që filmat na bëjnë të besojmë, shumica e psikopatëve nuk janë psikotikë, vrasës të ndezur. Në vend të kësaj, shumica janë ata që psikologët e quajnë ‘psikopatë të suksesshëm’ – ata janë drejtori i juaj, mjeku, avokati ose i famshmi i preferuar (të gjitha janë profesione me përqindje të lartë të psikopatëve). Pra, ky është lajmi i mirë: nëse ka një psikopat në jetën tuaj, ai ose ajo nuk ka gjasa t’ju vrasë. Por këtu është lajmi i keq: ata kanë të ngjarë ta bëjnë jetën tuaj të mjerueshme dhe t’ju dëmtojnë në mënyra më pak të dukshme. Kjo është arsyeja pse zbulimi është çelësi.
Por, para se të filloni të ndiheni paranojak, dijeni këtë. Jo çdo grua që thyen ose kërcënon me vetë-dëmtim është një psikopate. Psikopatia është një çrregullim i përcaktuar ngushtë, i përbërë nga një kombinim i tre tipareve, jo vetëm një.
Por, çfarë duhet të bëni nëse keni identifikuar një psikopate në jetën tuaj?
Në të vërtetë, pak mund të bëni për të ndryshuar një psikopat. Të jesh psikopat nuk është një zgjedhje, është diçka që është e lidhur në trurin e njerëzve. Për shembull, kur njerëzit i shohin imazhet shqetësuese ose sjelljet imorale, psikopatët (meshkuj dhe femra) tregojnë aktivitet të reduktuar në amigdalën (pjesa e trurit tonë që kontrollon dhe përpunon emocionet) në krahasim me jo-psikopatët. Kjo shpjegon pse psikopatet nuk ndikohen nga vuajtjet e të tjerëve; mungesa e tyre e ndjeshmërisë shkon thellë brenda arkitekturës së tyre nervore. Në një kuptim, psikopatia është një sëmundje e qarkut emocional të trurit, veçanërisht pjesa që merret me emocionet ndërpersonale.
Pra, nëse nuk mund ta bindni psikopaten në jetën tuaj për të ndryshuar, çfarë mund të bëni? Për fat të keq, shpesh është rasti që mënyra e vetme për të mundur një psikopat në lojën e tyre është refuzimi për të luajtur. Mos u përfshini në thashethemet e tyre të vogla. Mos e hani karremin kur ato shtypin butonat tuaj. Qëndroni në tokë dhe mos lejoni t’ju trembin. Dhe nëse gjithçka tjetër dështon, bëj atë që viktimat në të gjitha ato filmat serial me vrasës bëjnë.
Vraponiii!