Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës.
Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.
Sëmundja prek më shumë moshën 20-40 vjeç. Shkaku i heries diskale në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, kërcimit, i kapërcimit të pengesave apo nga ndonjë lëvizje e menjëhershme e pakontrolluar.
Shenjat: I sëmuri e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshës, apo me lëvizjen e sforcuar. Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes. Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend.
Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin. Dhimbja përhapet gjatë këmbës. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, edhe aftësia për punë.
I sëmuri me hernie diskale duhet të qendrojë disa ditë i shtrirë në krevat të fortë ortopedik. Duhet të vendosni korse të fortë lumbare me fije çeliku që të mos lejojë belin të përkulet dhe të mbajë qendrim perpendikular për të mos lejuar ngacmimin e nervit.
Mjekime alternative
Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervit shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 min. Pasi kullohet pini 1 filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit, të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj.
Edhe aplikimi i fizioterapisë kineze është efektiv. Bëhet masazh me akull dhe vaj, për hernien diskale, nervin shiatik, spondilatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh, çdo ditë, nga 30 min séance.
Merrni 20 gr kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gr lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si dhe po aq këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një me kapak të mbyllur për 5 min, me 200 ml ujë. Pas 10 min hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë dhe i vloni 5 min në gjysëm litri ujë. Pas 10 min largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 got çaj, por të jetë sa më i nxehtë.
Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Ziejeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.