Aktualitet

Si të shmangim stresin në punë pas pushimeve, flasin sociologët





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:40 - 05/01/20 |
mapo.al

Ditët e pushimit të festave do të përfundojnë të dielën. Ndërsa e hëna shënon dhe ditën zyrtare të kthimit në punë dhe uljen në bankat e shkollës për nxënësit.


Rikthimi në normalitetin e përditshëm shoqërohet edhe me përjetimin e stresit, që sipas sociologëve është normal.



“Këto strese përcaktohen në një masë të madhe nga shumë faktorë, një prej tyre është lloji i punës, ata që merren me punë krijuese është mirë të mos bënin pushim total, për njerëzit që kanë punë të rënda stresante është mirë që të shkëputen sa më shumë nga situata e punës”, thotë sociologu Zyhdi Dervishi.


Ai thotë se moshat e reja janë më të prekur, pa përjashtuar edhe nxënësit.

“Kur kthehen në shkollë, ata kanë problemet e tyre. Ndryshe një nxënës i shkëlqyer me background, kthehet më me sportivitet, ndryshe për një nxënës me probleme, i stresuar. Moshat e reja janë më të prekurat sepse merren edhe me punë krijuese”, shton ai.

Sociologu i njohur thotë se kthimi në rutinë duhet të merret me sportivitet, ndërsa sugjeron që ditët e para qytetarët të merren edhe me aktivitete argëtuese gjatë orëve të pasdites.


Etiketa: , , , , ,

Pas