Aktualitet

Si të studiojmë në mënyrë efektive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 19/06/20 |
Dr. Brunilda Hoxhaj

Të gjithë e dimë rëndësinë që ka studimi, por jo të gjithë e arrijnë rendimentin maksimal të këtij procesi. Disa faktorë të tillë si, mjedisi ku studiojmë, menaxhimi dhe planifikimi i kohës së studimit ndikojnë drejtpërdrejt në efektivitetin e këtij procesi.





Shumë njerëz gabojnë duke shkuar drejt e në studime, pa bërë ndonjë përgatitje paraprake. Përgatitja në vetvete nuk merr një kohë të madhe, por në afat të gjatë, mund të kursejë shumë kohë, si dhe shumë zhgënjim kur gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar. Për këtë arsye është e rëndësishme të organizojmë se SI dhe KUR do të studiojmë, të kuptojmë stilin tonë të mësimit/studimit dhe të caktojmë objektiva.


Bashkë me kohën e studimit ne duhet të përshtatim dhe prioritete të tjera të jetës ndaj është e nevojshme që të përcaktojmë qartë se çfarë janë këto përparësi dhe të menaxhojmë si duhet kohën. Për shembull, disa njerëz mund të jenë në gjendje të mjaftohen me një orë studimi në ditë gjatë javës së tyre të punës, ndërsa të tjerë mund të mendojnë se tre orë në fundjavë dhe vetëm një ose dy orë gjatë javës u përshtatet më mirë.




E rëndësishme është që duke përcaktuar orët specifike të studimeve, do të ndihmojë në ruajtjen e një rutine sipas programit tonë ditor dhe do të na mbajë të përfshirë në mënyrë aktive.


Është e nevojshme që planifikimi i studimit të jetë fleksibël në mënyrë që ndërprerjet që mund të ndodhin të riorganizohen lehtësisht. Për shembull, puna mund të bëhet papritmas më e vështirë se zakonisht, duke kërkuar që ne të qëndrojmë vonë çdo mbrëmje, gjë që jo vetëm na rraskapit, por edhe ul rendimentin. Për njerëzit e angazhuar në shumë aktivitete mund të jetë e nevojshme të vënë në punë metoda të caktuara të projektuara për krijimin e saktë të kushteve të studimit.


Këto mund të përfshijnë:

Shënime te ditari
Nëse përdorni një ditar për t’u kujtuar për takimet e ndryshme dhe datat në të cilat keni parashikuar angazhime në aktivitete gjatë javës tuaj, shtoni gjithashtu në të detajet e planifikimit të studimit, veçanërisht nëse keni vendosur t’i kushtoni kohë studimit përgjatë ose pas ditës së punës apo gjatë pushimit të drekës.

Duke përdorur telefonin tuaj celular
Shumica e telefonave celularë kanë kalendar që ju mundëson të vendosni përkujtues kur keni një detyrë/aktivitet të caktuar. Nëse programi juaj është veçanërisht i ngarkuar, vendosni telefonin për t’ju kujtuar që të studioni, përpara kohës së përcaktuar për studim. Mund të përdorni edhe aplikacionet e ndryshme (falas) për iPhone dhe Android që tani janë në dispozicion të nxënësve/studentëve. Këto aplikacione janë në gjendje të sinkronizohen me iCal, GoogleCalendar dhe platforma të tjera të kalendarit celular.

Paketo dhe studio (Dosjet e lëvizshme)
Çelësi kryesor i mirorganizimit është që të sigurohemi se ato çka kemi për të dorëzuar do të realizohen në kohën e duhur. Nëse jemi në lëvizje duhet të sigurohemi të përgatisim një dosje të vogël ose çantë shpine me çdo gjë që na duhet dhe ta marrim me vete sa herë që dalim nga shtëpia.

Nëse studiojmë në shtëpi është e këshillueshme të krijojmë një mjedis të mirë studimi edhe kur e ndajmë hapësirën tonë të jetesës me të tjerët. Për shembull, ne mund të vendosim një tavolinë të vogël në dhomën tonë të gjumit ose në sallon, ku do të mund të studiojmë të qetë dhe të lëmë të gjitha materialet e nevojshme studimore.

Pavarësisht nëse po përdorim tryezën e kuzhinës, një zyrë të ngritur në cep të një dhome apo një zyrë në shtëpi, ka disa udhëzime për të krijuar një mjedis studimi të mirorganizuar:

Karrigia
Provojmë të gjejmë një karrige që ofron mbështetje të plotë për shpinën. Nëse është e mundur, të përdoret karrigia ergonomike, e projektuar posaçërisht për të ndihmuar shpinën të mbajë kthesën natyrale ndërsa jemi ulur. Sigurohemi që karrigia jonë të jetë e lartë aq sa të mundësohet që materialet e studimit të jenë në një kënd 90gradë me trupin. Këshillohet të përshtatim karrigen që këmbët të pushojnë në dysheme.

Tavolina
Megjithëse ka disa studime që pretendojnë se një tavolinë e çorganizuar (e rrëmujshme) zhvillon një mendje krijuese, për qëllime studimore është më mirë të mbajmë tavolinën tonë të organizuar. Një tavolinë e çorganizuar mund të shpërndajë energjinë tonë dhe të na bëjë më pak produktivë.

Kompjuteri
Sugjerohet të sigurohemi që ekrani të jetë i parametrizuar në nivelin e syrit ose vetëm pak më poshtë. Shohim larg ekranit rregullisht dhe përqendrohemi në objekte të largëta. Përdorimi i mousit përfshin rregullisht përdorimin e të njëjtëve muskuj dhe mund të shkaktojë dhimbje apo çrregullime muskulastike (WMSD). Kështu që sigurohemi që mouse të jetë i vendosur mirë dhe të angazhojmë të gjithë krahun kur e përdorim, jo vetëm kyçin e dorës.

Vendosja e objektivave afatshkurtër dhe afatgjatë do të na ndihmojë të qëndrojmë të përfshirë në mënyrë aktive përgjatë studimit. Përcaktimi i qëllimeve ndihmon në menaxhimin e kohës dhe energjisë. Megjithatë të gjitha qëllimet mund të ndryshohen. Kur vendosim qëllime, është e rëndësishme që ato të jenë të qarta, të matshme dhe reale. Kjo mund të arrihet nëpërmjet metodës SMART, e cila përcakton qëllimet si efektive nëse ato janë specifike, të matshme, të arritshme, relevante si dhe të bazuara në një kohë të përcaktuar.

Ndërsa mënyra pasive e studimit i referohet procesit të leximit apo të dëgjimit pa mbajtur shënime, mësimi aktiv përfshin ndërveprimin me subjektin në mënyrat mendërisht të stimuluara. Mësimi aktiv është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përfshirë dhe për të përmbushur efektivisht fokusin dhe qëllimin e studimit. Mjetet dhe teknikat e përdorura gjatë procesit të studimit janë instrumente tetë cilat duhet të përqendrohemi për të përmirësuar dhe facilituar procesin tonë të studimit…

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas