1. Lythat e duarve priten me kujdes me brisk të pastër dhe të dezinfektuar. Vendi luhet me qumështin e fikut të egër.
2. Një dorë me rrodhe të thara bluhen në mulli kafeje. Pluhuri vendoset mbi lythat të cilat më parë priten me kujdes me brisk rroje.
3. Zbutini lythat në një enë me ujë të ngrohtë, aq sa te durojë dora, për 20-30 min. Pastaj e lyejmë lythën me vaj të djegur të motorrit të makinës. Më pas e fashojmë me leukoplast nga darka deri në mëngjes për 7-10 ditë rresht.
4. Lahen këmbët me ujë të ngrohtë në një legen për 20-30 min., derisa kallot të zbuten, pastaj mbi to vendosen 2 thelpinj hudhra të shtypura, pak kripë të hollë gjelle. E fashoni nga darka deri në mëngjes. Këtë gjë e përsërisni 10 netë rresht.
Ka edhe një metodë tjetër. Pasi t’i keni lënë të zbuten në ujë të ngrohtë për 20 min. Te vendi i kallove vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre me pak kripë, siç është përmendur më sipër.
5. Pasi t’i zbusni lythat e duarve me ujë të ngrohtë, i fshini me peshqir dhe i fërkoni me kripë të hollë gjelle. I fusni duart në një dorezë të hollë plastike nga darka deri në mëngjes. Pasi zbuten, ato përsëriten 1 javë rresht dhe fillojnë e bien lythat. Më vonë nuk do duken as shenjat.
6. Për largimin e lythave në fytyrë merrni e qëroni një thelpi hudhre dhe si e mprehni në formën e lapsit, fërkoni lyhat 2-3 herë në ditë.
7. Kur lythat shfaqen në qafë apo trup, merrni bar pezmi të freskët. Si e shtypni me pak kripë e përzieni me vaj ulliri dhe me këtë ilaç e lyeni dhe mbështillni lythat deri në mëngjes. Këtë mjekim përdoreni për 2-3 mbrëmje.