Aktualitet

Si u arrestua doganieri-trafikant, skandali i denoncuar nga Sali Berisha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:34 - 23/09/21 |
mapo.al

Një doganier në sektorin e kontrollit të importeve në Portin e Durrësit u arrestua nga policia pasi një gjykatë italiane e kishte dënuar atë për trafik të narkotikëve.






Julian Mandija, 42 vjeç, punonte prej kohësh në doganë, pavarësisht të shkuarës së tij dhe llogarive të hapura me drejtësinë e vendit fqinjë.


Ai është ndaluar në vitin 2014 me një sasi të konsiderueshme heroine, bashkë me një tjetër person, sasi për të cilën dhe është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Aquila me 7 vjet e 4 muaj burg.







Ndërkohë, 42-vjeçari me të shkuar kriminale në fushën e drogave punonte në sektorin e kontrolleve, në një kohë që Porti i Durrësit është kthyer në një portë të futjes së kokainës nga Amerika Latine, por jo vetëm.

Lexo edhe :  Reagimi i Berishës: Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për vendimin e Bashës


Ndërkohë, implikimi i 42-vjeçarit në këtë aktivitet të paligjshëm nuk ka qenë i panjohur, pasi në vitin 2015 është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook”.



Në atë kohë ish-kryeministri do të denonconte një tjetër shtetas, i konsideruar si bashkëpunëtor i Mandijës në Itali për lidhje me kryeministrin Edi Rama.

7


Etiketa: ,

Pas