Policia dështoi këto ditë për arrestimin e biznesmenit Admir Hoxha për shkak të dekonspirimit të aksionit.
Biznesmeni nga Tirana është shpallur në kërkim si një personazh kyç në trafikun e heroinës që u godit nga Policia me aksion e fundit ku u arrestuan anëtarë nga 4 grupe kriminale.
E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “Neës24”, gazetarja Klodiana Lalla, tha se SHÇBA ka nisur një hetim lidhur me dyshimet.
“Si ka mundësi që arriti të largohej Admir Hoxha? S’dua ta besoj që ka pasur dekonspirim, por ka pasur një hetim nga SHÇBA, ka një dyshim të fortë edhe pse s’ka një konfirmim zyrtar”, tha gazetarja në “Dritare”, ku lajtmotiv i diskutimit është aksioni i bujshëm i policisë që çoi në mbi 20 arrestime.