fbpx

Kryesore

Si u gjend Rama mes grave të ekzaltuara të Fierit? Tregon Spiropali





               Publikuar në : 18:43 - 09/03/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është kritikuar shumë për një video që postoi në facebook, ku ai shfaqej mes grave të ekzaltuara të Fierit më 8 Mars. Shumëkush e krahasoi Ramën me Kim Jong Un e Koresë së Veriut. Për këtë shfaqje u pyet sot zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali në emisionin “Kjo Javë” në News.


Ajo u shpreh se “ishte një festë e parashikuar në Fier. Besoj ishte një organizim i Bashkisë dhe i PS, dhe kryeministri u gjend aty dhe si gjithmonë i dha një dozë ilariteti dhe festiv gjendjes”.



Po kështu Spiropali tha se nuk i merrte shumë seriozisht meme-et talllëse në rrjetet sociale, ku ajo shpesh ka qenë në shenjestër. Janë pjesë e lojës, tha Spiropali.


“Kur i merr përsipër je një person që flet e mban qëndrime, patjetër do kesh edhe sulme, do kesh edhe kundërshti. Ajo që është e papranueshme për të gjithë, janë përpjekjet për të fyer apo denigruar. Që në fakt janë shenjë dobësie. Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës”.


Etiketa: , , , ,

Pas