Aktualitet

Si u kap droga me vlerë 270 mijë euro në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 17/04/19 |
mapo.al

3 persona janë arrestuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi iu gjetën 111 kg hashash, në formën e Çokollatës. Droga ishte e paketuar dhe sipas burimeve nga Policia, do të shitej tek një person tjetër. Gazeta Mapo mëson se trafikantët kishin rënë dakort për shitjen e hashashit, pranë një fushe tek Unaza e Re.






Ndërhyrja e Policisë ka zbuluar grupin që do shiste drogën në formën e Çokollatës, por jo personat që do ta blinin atë. Pavarsisht kontrolleve që ushtroi Policia, nuk u gjetën personat të cilët do ta merrnin “Çokollatën”.


Droga nëse do të trafikohej jashtë Shqipërisë, kap një vlerë më shumë se 270 mijë euro. Sekuestrimi i një sasie droge “Çokollatë”, tregon edhe njëherë se trafikantët janë të orjentuar drejt këtij tregu, edhe për shkak të vlerës më të madhe që ka.





“Shtetasi  I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia” mbrapa qëndres tregtare “Casa Italia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike”, – u shpreh Policia.



Trafikantët kishin për qëllim trafikimin e drogës drejt  vendeve evropiane, ku do të shitej nga 2000 deri në 2500 euro për kg. Tre të arrestuarit janë me origjinë nga Skrapari , Shkodra dhe Dibra, por me banim në Tiranë.



 

1


Etiketa: , , ,

Pas