Mapo siguron pamje ekskluzive nga ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë, më 25 shkurt.
Videoja tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur buzë lumit Lana, përballë Katedrales.
Ekzekutori 23-vjeçar Ernejt Shyti shihet tërësisht i mbuluar teksa ndjek nga pas Sofinë, të porsadalë nga banesa e tij.
Me kapuçin në kokë të xhupit të zi të veshur, ecja e të riut ngjason me atë të një invalidi. Si para dhe pas vrasjes, Shyti pikaset duke çaluar; truk i përdorur prej tij për të mos krijuar dyshime.
Ernejt Shyti u prangos dy ditë më para në Mal të Zi, teksa po shtronte pllaka në aeroport. Ai u deportua menjëherë drejt Shqipërisë, ku dhe ka pohuar autorësinë e krimit.
Në dëshminë për autoritetet, Shyti ka dhënë detaje për organizatorët e krimit, mënyrën e rekrutimit, dhe ka theksuar se Skënder Vathi fillimisht i ka kërkuar Xhuliano Vishës të vrasë Sofinë.
Ky i fundit, sipas ekzekutorit 23-vjeçar, nuk ka pranuar sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66-vjeçari mund ta identifikonte e kësisoj t’i shmangej.
LEXO EDHE:
Vrasja e Sofisë – 23 vjeçari: Kam bërë shumë qitje, s’kisha prekur armë me dorë