Nga burgu “313”, koronavirusi u përhap me shpejtësi tek “302”-shi. Gazeta Mapo mëson se seanca për dosjen “339”, (grupit të Avdylajve), ka qenë shkaku i përhapjes së COVID-19. Jo zyrtarisht, burime të gazetës bëjnë me dije se Altin Avdyli ka qenë i infektuar, por nuk ka patur simptoma.
Gjatë seancës, Altin Avdyli ka takuar Hekuran Hoxhën, i njohur si “Roni i Shijakut”, duke i transmetuar koronavirusin. Ky i fundit më pas ka takuar shokët e tij te burgu “302”, të cilët gjithashtu janë infektuar.
Seanca është zhvilluar në 23 prill pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Altin Avdyli dhe Hekuran Hoxha mbahen të izoluar në dy burgje të ndryshme, “313” dhe “302”, por takimi i tyre në sallën e gjyqit në 23 prill 2020, duke se ka sjellë infektimin e Hekuran Hoxhës.