Kronika

Si u plagos ‘Leksi i Druve’ në Lezhë, autorët dogjën makinën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 01/12/20 |
mapo.al

Aleksandër Doda, është personi që iu bë atentat mbrëmjen e së martës në Lezhë. Aleksandër Doda 42 vjeç, i njohur edhe me nofkën “Leksi i Druve” ka një plagë nga të shtënat me armë zjarri nga atentati.





Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Milot në afërsi të restorantit “Bezhi”, ku është qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht shpëtoi me një plagë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.


5 kilometra nga vendi i ngjarjes në Lezhë që i bënë atentatin Aleksandër Dodës, autorët braktisën makinën në afërsi të fshatit Zejmen, pranë rrugës kryesore duke i vendosur flakën për të zhdukur të gjitha gjurmët.





Brenda makinës tip “Audi” u gjet një armë zjarri, me të cilën autorët qëlluan në drejtim të 42-vjeçarit, i cili po ndërtonte një lokal në shëtitoren e Drinit. Biznesmeni njihej edhe si “Leksi i druve” për shkak se disa vite më parë shiste dru zjarri në zonën e Lezhës.



Grupi hetimor dhe ekspertët janë përqendruar për të mbledhur sa më shumë prova, por vështirë që në makinë të kenë mbetur pasi u dogj plotësisht nga zjarri që dy autorët i vendosën përpara se të arratiseshin. Makinës iu hoqën targat nga autorët për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme.


 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas