Kryesore

Si u shemb kameramani gjerman me eksperiencë nga gazi lotsjellës






               Publikuar në : 21:28 - 13/05/19 |
mapo.al

Gjermanët kanë raportuar intensivisht për protestën në Tiranë. Rrjeti më i madh televiziv publik, ARD, ka dërguar një nga gazetarët e tyre më të njohur në Shqipëri. Michael Mandlik, bashkë me kameramanin Daniel Dzyak, kanë përjetuar protestën e 11 majit.


Mandlik thotë se i shpëtuan një katastrofe në Tiranë.

“Fakti që numri i të plagosurve në të dy palët gjatë kësaj mbrëmje mbetet i menaxhueshëm, është më shumë se i pabesueshëm. Për shkak se ky tubim mund të kishte përfunduar shumë mirë në një katastrofë”, shkruan gazetari.

Ai tregon edhe se çfarë i ndodhi kameramanit të tij gjatë protestës për shkak të gazit lotsjellës.

“Kameramani ynë e njeh këtë melodi prej kohësh. I pajisur me maskë për frymëmarrjen dhe me syze mbrojtëse, ai po bën atë që duhet të bëjë një dëshmitar gjatë kësaj mbrëmje. Gjithmonë në ballë, edhe pse i mbështjellë vazhdimisht me gaz lotsjellës, ai transmeton skena spektakolare këtë mbrëmje për pjesën tjetër të botës përmes Eurovizionit”.

“Mund të them se vetëm për të qindtën e sekondës, siç thotë vetë Danieli, ai i hoqi syzet e sigurisë për t’u ajrosur pasi ishin mbushur me avull dhe nuk mund të shihte më. Pas kësaj ai vetëm ia doli që të tërhiqej në një cep rruge. Disa demonstrues që ishin aty u kujdesën për Danielin, që u shemb në tokë dhe u tmerrua, duke kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore. Një kalimtar e filmon të gjithë skenën me celularin e tij”.

“Danieli është normalisht tip i fortë, ka filmuar protesta të shumta. Por edhe pse ai ia del që të ngrihet në këmbë relativisht shpejt, kjo përvojë ishte e re për të. Dy nga demonstruesit, që u kujdesën në mënyrë të veçantë për Danielin, na falenderuan të nesërmen me një vakt në një restorant në qendër të qytetit”.


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas