Aktualitet

Si u shkatërrua qyteti brenda minutës, imazhet e reja para dhe pas shpërthimit në Beirut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 07/08/20 |
mapo.al

Shpërthimi në portin e Beirutit tronditi gjithë kryeqytetin libanez, duke shkaktuar viktima e duke shkatërruar ndërtesa.


Të paktën 137 njerëz kanë humbur jetën dhe 5000 të tjerë janë plagosur. Imazhet nga satelitët tregojnë dëmin e madh që ka pësuar Beiruti, i cili është mësuar me skena të tilla prej luftrave, por jo prej një aksidenti, siç ishte ai i 3 ditëve më parë.


Depot me ilaçe e vaksina janë dëmtuar dhe qendra më e madhe e dializës në Beirut u shkatërrua plotësisht.



Qendrat tregtare, restorantet dhe tregjet në qendër nuk i shpëtuan dëmit. Vitrinat dhe dritaret e dyqaneve u copëtuan nga shpërthimi. Kreu i qytetit Marwan Abboud, tha se rindërtimi i pronave publike dhe atyre të trashëguara do të kushtonte miliarda dollarë.

Ndërkohë njerëzit në Beirut kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë për shpërthimin që thuhet se ndodhi për shkak të neglizhencës dhe kanë shpërthyer në protesta. Shumë njerëz akuzojnë autoritetet për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.


Etiketa: ,

Pas