Kronika

Si u shmang tragjedia në Elbasan, policia trokiti në derë kur 71-vjeçari hapi zjarr me kallashnikov








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 24/09/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Ka qenë ora 13:20 kur në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidru, 71 vjeç.


Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë pasi bashkëshorti e kishte kanosur me armë zjarri. Në momentin që ka shkuar Policia, Lefter Zhidru është futur në banesë dhe ka qëlluar.


Ai ka hapur zjarr ndaj efektivëve të “Shqiponjave” në momentin që këta të fundit kanë mbërritur në derën e shtëpisë së tij.


Katër policë të Forcave “Shqiponja” kanë rrezikuar jetën nga breshëria. Të shtënat kanë rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të rastit në trotuar.


2 të plagosur
Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy kalimtarë të rastit, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Abdenauer Kndraxhiu, 21 vjeç. Ata kanë që duke ecur në trotuar në momentin e të shtënave nga Lefter Zhidru drejt forcave të policisë.


Thirrje për dorëzim
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

RENEA zbarkon me snajper
Në ndihmë të Policisë lokale në Elbasanit kanë mbërritur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë. Një efektiv i RENEA me snajper ka marrë pozicion në tarracën e një pallati. Në rast se i moshuari do të rezufojë të vetëdorëzohet, atëherë ndaj tij do të hapet zjarr për asgjësim.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë. Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

<
>
ballina-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01-01 RENEA SNAJPER Elbasan1 Screenshot_4 elbasan-01-01-01 elbasan-01-01


Etiketa: , , ,

Pas