Ish-oficeri i policisë Azem Duraku, si çdo ditë po pinte kafen e mesditës në lokalin që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri”, para se të vinte ora për të marre fëmijët nga shkolla.
Aty pranë tij, në tavolinën ngjitur mësohet se ndodhej edhe Florian Keta, banor i po të njejtës lagje.
Dëshmitarët i thanë policisë, se mes tyre filloi një debat banal që më pas situata u acarua duke fyer e ofenduar njëri-tjetrin.
Debati mes tyre ka vazhduar edhe pas largimit nga lokali, në rrugicën ku debate ka degjeneruar në përplasje fizike.
Si pasoje e goditjeve 56-vjeçari Duraku është rrëzuar, duke dëmtuar kokën në betonin e rrugicës.
Ky dëmtim, sipas ekspertëve të policisë, ka qenë fatal për jetën e 56-vjeçarit Duraku, që njihej në zonë si njeri i respektuar.
Asnjë banor nuk pranon të flasë për ngjarje, duke ju shmangur edhe pyetjeve të policisë.
Në vendngjarje mbërriti edhe prokurorja e gatshme, e cila me ndihmën e hetuesve bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe më pas transportuan trupin drejt morgut të kryeqytetit.
Nga ana tjetër, policia njoftoi se pak minuta pas ngjarjes është arrestuar agresori Florian Keta.
Para hetuesve, ai është shprehur i penduar duke rrëfyer edhe shkakun banal të sherrit mes tyre.
Ai i ka thënë hetuesve se në debat e sipër e ka qëlluar me grusht 56 vjeçarin, por në ansjë rast nuk ka dashur ta vras.
Pritet që mesditën e së premtes, Keta të dalë para Gjykatës ku do të akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje.