Aktualitet

Si u zbulua banda e fajdexhinjve, roli i ish-Prefektit Radovani






               Publikuar në : 17:26 - 14/03/19 |
mapo.al

Një superoperacion i koduar “Maranaj” është realizuar sot në Shkodër, ku janë arrestuar 12 persona, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve e ndaluarve janë një notere, punonjës policie dhe ish-kancelare gjykate. Këta persona dyshohet se jepnin para me fajde (interes) dhe kërcënonin e shantazhonin personat që vononin borxhin qoftë dhe një ditë. Kjo bandë ka përfituar prona të shumta përmes kërcënimeve.


Ish-Prefekti miliona lek borxh tek fajdexhinjtë

Dyshohet se kjo bandë që ishte kthyer në tmerr për qytetin e Shkodrës është denoncuar nga ish-prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani. Radovani është anëtar i LSI, dhe një biznesmen i njohur në fushën e fasonerisë.

“News 24” raporton se dy djemte e Radovanit kishin para borxh dhe pikërisht këtu lindën problemet për biznesmenin dhe zyrtarin Radovani. Njëri prej djemte, Elton Radovani kishte varësi ndaj bixhozit dhe kjo duket se ka komplikuar situatën, pasi ai ka marrë shumë të mëdha parash, duke zhytur kompanitë e të atit. Ish-prefekti madje ka qenë objekt i sulmit fizik, ndaj kishte marrë disa here urdhër-mbrojtje në gjykatë për shkak të probleme të mëdha me borxhlinjtë.

Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit janë arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet në Shkodër. Burimet thonë se ka qenë denoncimi në prokurori i Paulin Radovanit që ka çuar në zbulimin e gjithë kësaj bande. Prokuroria ka hetuar për një kohë të gjatë dhe ka mbajtur nën përgjim personat e përfshirë në këtë skeme fajdesh.

Pjesë e dosjes notere, policë, zyrtarë

Pjesë e kësaj dosje hetimore janë ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë si dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër (LSI).

Ergys Lohja, polic në Shkodër është pezulluar nga detyra dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Po kështu nën hetim është noterja Valbona Hajdari dhe përgjegjësi i sektorit të Ndriçimit pranë Bashkisë ë Shkodrës, Altin Salihi. Është ndaluar ish drejtori i Patentave, Ilir Sokoli 38 vjeç banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim të Kosovës përmes pikës kufitare në Morinë, për tu larguar jashtë vendit.

Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.

Prokuroria ka bërë përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime, të gjitha të legjitimuara nga Gjykata, prej nga është faktuar përfshirja e 22 personave në veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim te krimit”.

Të arrestuarit:

1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra
2.Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra
4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgorice dhe banues në Shkodër
7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra
10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra
11.Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër
U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre dhe ”Detyrim Paraqitje” për:
1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.

U sekuestruan:

– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollare CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krëhër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celualarë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Akuzat e prokurorisë për bandën

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”.

/Mapo.al


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas