Aktualitet

Si u zbuluan plantacionet me kanabis në Krujë, garant ishte polici






               Publikuar në : 23:07 - 16/07/19 |
mapo.al

Nëntë persona, mes tyre një punonjës policie, janë vënë në pranga për kultivimin e kanabisit. Operacioni antidrogë u zhvillua në Malësinë e Krujës, ku u gjetën 750 fidanë kanabis në fshatin Shqezë. Sakaq, ish-kryeministri Berisha akuzon kreun e bashkisë së Krujës, Artur Bushi.


Arrestimet

Ndalimi i 9 të akuzuarve erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit “Ndëshkimi”, pas më shumë se dy muajsh hetime intensive. Sipas Policisë, ata akuzohen për veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kultivonin bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Krahas nëntë të arrestuarve, për tre persona të tjerë, Gjykata e Krujës ka vendosur si masë sigurie atë të “detyrim paraqitje” për faktin se janë gra dhe duhet të kujdesen për fëmijët. Burime nga grupi hetimor thanë se të gjithë personat e përfshirë në këtë grup kriminal kishin marrë garanci nga oficeri i Policisë Hysen Pula. Detyra e tyre ishte të rrisnin lëndën narkotike dhe, nëse do të kishte ndonjë aksion Policie, do t’i lajmëronte ai me qëllim të merrnin masat.

Por, pasi siguruan prova dhe fakte, Policia dhe Prokuroria organizuan operacionin “Ndëshkimi”, duke e vënë në pranga 52-vjeçarin dhe tetë persona të tjetre. “Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri ‘pushkë’, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ka dyshime të forta se kjo zonë është përdorur prej të paktën 6 vitesh për kultivimin e kanabisit.

Policia njoftoi zyrtarisht se u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

1. B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.
2. B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.
3. Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
1. K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.
2. K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.
3. I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.
4. P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Berisha: Pas drogës fshihet kreu i Bashkisë, Artur Bushi

Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në facebook thotë se “pronari” i lëndës narkotike është kreu i bashkisë së Krujës, socialisti Artur Bushi. Sipas tij policia po fsheh ngjarjen.
“Narkopolicia fsheh krimin!

Me urdhër të Edvin drogës dhe Vasal kimikut badiguardi i eskobarit fshehu zbulimin rastesisht ne Shqezë të një plantacioni të madh kanabisi, sipas qytetarit dixhital që i përkiste vet Artur Bushit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Zoti berisha sot me pa dashje eshte zbuluar nje parcele e pafundme me kanabis jan arrestuar disa njerez mes tyre dhe nje oficer policie arsyea kryesore e arrestimit te ketyre te pafajshmeve eshte qe ajo parcele ka qene e Artur Bushit, Fatmir Durmes dhe bandes tyre. I nderuar fshati quhet Shqeze Mafsheqe kurse oficeri qe mbulon ate zone kam bindjen qe quhet Hysen Pula”.


Etiketa: , , , , ,

Pas