Aktualitet

Si ua shpjegon Shqipërinë Lulzim Basha dy vajzave të tij





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 26/10/19 |
ro ot

Gazeta Mapo e ka pyetur Lulzim Bashën se si ua shpjegon ai Shqipërinë, dhe se çfarë po ndodh çdo ditë, dy vajzave të tij, kur e pyesin.


“Vajzat e mia janë akoma të vogla dhe unë përpiqem t’ua a bëj shpjegimin sa më të thjeshtë, kur më pyesin. Dafina dhe Viktoria dinë pak për punën time të përditshme, por e kuptojnë që është një punë e vështirë prej mungesës time pranë tyre. Por ajo që unë dëshiroj është që, çdo vajze dhe djalë në Shqipëri të ketë një jetë më të mirë, më shumë mundësi, kopshte e shkolla me kushte të mira, prindër që nuk shqetësohen për bukën e përditshme por u përkushtohen me dashuri dhe qetësi. Dhe e gjitha kjo është e mundur. Ndryshimi është i mundur. Na duhet vetëm të besojmë se gjërat mund të jenë ndryshe, nuk ka pse të jenë kështu, të besojmë tek forca jonë e përbashkët për të shpalosur potencialin e jashtëzakonshëm, që vendi ynë, dhe njerëzit tanë, kanë. Unë besoj tek një e nesërme plot shpresë dhe mundësi reale këtu në Shqipëri, jo vetëm për një grusht të privilegjuarish, por për të gjithë shqiptarët dhe për fëmijët e tyre. Jam i bindur se ky ndryshim do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë i pakthyeshëm”, shrehet Basha.





Etiketa: , , , ,

Pas