Nga Gerti Sulejmani
Universitetet gjermane njihen tashmë për cilësinë e mire të mësimdhënies dhe kostot e ulëta të studimit dhe jetesës. Edhe pse në fushën a biznesit në vendet e para të rankimeve ndërkombëtare janë shpesh universitete anglo-saksone, universitetet gjermane nuk mbeten pas.
Një shembull i mirë në Gjermani për sa i përket ushqimit të shpirtit krijues të studentëve të sotëm, të cilët mund të jenë sipërmarrësit potencial të nesërm, është Universiteti Viadrina në qytetin Frankfurt oder. Dega Menaxhim Biznesi Ndërkombëtar mundëson një kurs mjaft interesant në këtë fushë: Kreativitet dhe Sipërmarrje e drejtuar nga Prof. Dr. Georg Stadtmann.
Kreativiteti është përcaktuar si një aftësi të cilin të gjithë mund ta mësojnë. Ky kurs jo vetëm që të mëson se si të jesh më krijues, por edhe si të punosh në një ekip, i cili në retrospektivë është rezultati më i rëndësishëm. Në vend të ideve tradicionale kemi marrë për të praktikuar të menduarit lateral si një mënyrë e të menduarit jashtë kornizave.
Detyra të ndryshme praktike përgjatë javëve e bëjnë kursin edhe më interesant. Detyra më e bukur ishte ajo e marrjes së refuzimeve me qëllim, gjë e cila ndihmon për të kapërcyer frikën e të thënit jo nga te tjerët.
Momenti më i lumtur është ndjenja pas përfundimit të një detyre me sukses, ndërsa gjëja më frustruese është menaxhimi i kohës. Në përgjithësi një kurs unik, që unë e rekomandoj për të gjithë të interesuarit në këtë fushë.