Aktualitet

Si vdiq mjekja shqiptare në Gjermani – Fjalët e ëmbla të partnerit: Shpërndante lumturi kudo














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 19/01/21 |
mapo.al

Zbulohet shkaku i vdekjes së mjekes shqiptare Eneida Dako në Gjermani. Gazeta BILD shkruan se 34-vjeçarja ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor, teksa po udhëtonte të enjten me makinën e saj të re tip “Mercedes GLA”.





Dako humbi në një moment kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplas me një shtyllë betoni. Sipas dëshmitarëve, mjeti i mjekes fluturoi në ajër dhe ra në një kanal. Ndonëse ekipi i emergjencës tentoi ta sillte në jetë, 34-vjeçarja ndërroi jetë në spital.


Partneri i saj gjerman, Thorsten Wassermann, 48 vjeç, e përshkruan si një yll që shkëlqente dhe shpërndante lumturi kudo. “Donim të martoheshim, të kishim fëmijë”, – shprehet ai për BILD.




Eni u largua nga Shqipëria në vitin 2016, dhe u specializua në psikiatri. Sipas Wassermann-it, e reja e kishte gjithmonë të rëndësishme që të afronte njerëzit më pranë vendlindjes së saj.


1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas