Sia ka kërkuar falje publike për dy artistet e njohura Niki Minaj dhe Cardi B. Kjo ka ardhur për shkak të një përgjigje që Sia e kishte bërë ndaj një fansi, i cili e kishte pyetur nëse do të bënte bashkëpunim me Nicki Minaj.
“Unë e dua Cardi B dhe do të doja të bashkëpunoja me të ndonjë ditë”, kishte shkruar ajo. Pas kësaj, një numër i madh i fansave të repereve kishin akuzuar Sian për një gabim kaq trashanik, duke u thënë të bëhej më e kujdesshme. Pasi kuptoi gabimin e saj, këngëtarja erdhi me një tjetër postim në rrjetin social Twitter, duke vënë fokusin në vdekjen e George Floyd.
“Mua nuk më intereson për këto gjëra, George Floyd është vrarë. Breonna Taylor është vrarë. Le të bashkohemi për unitet. Mendoni se Cardi B dhe Nicki do të përfshiheshin në gjëra kaq të vogla në vend se të fokusoheshin në lajmin e vërtetë”, ka shkruar ajo duke kërkuar falje për ngatërresën.