Bota

Siberia mbulohet nga dëbora e zezë (Foto)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:24 - 19/02/19 |
mapo.al

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Siberi. Peisazhet piktoreske të këtij rajoni kanë marrë një pamje tjetër për shkak të borës me ngjyrë të zezë, e cila i është “nënshtruar” këtij ndryshimi për pasojë të ajrit të ndotur.






Ndërsa kjo dukuri mund të konsiderohet tërheqëse, protestuesit mjedisorë shprehen se është tregues i një industrie të minierave të qymyrit që ka shumë pak rregullsi.


“Është më e vështirë për të gjetur dëborë të bardhë sesa dëborë të zezë gjatë dimrit”, thotë Vladimir Slivyak, një anëtar i grupit mjedisor Ecodefense.







“Ka shumë pluhur qymyri në ajër gjatë gjithë kohës. Kur bora bie, ajo vetëm bëhet më e dukshme. Një sasi e caktuar e pluhurit të qymyrit është vazhdimisht e pranishme në ajër. Kur bie borë, pluhuri i zi bëhet i dukshëm. Fakti që pluhuri nuk mund të shihet gjatë pjesës tjetër të vitit nuk do të thotë se nuk ekziston”, shprehet më tej Slivjak.

Lexo edhe :  Shpërthen miniera e thëngjillit në Siberi, vdesin 11 minatorë



Pluhuri i karbonit përmban një gamë metalesh të rënda të rrezikshme si arseniku dhe merkuri. Këta të fundit ndodhen në pellgje të shumta të hapura të qymyrit në rajonin e Kuznetsk, epiqendrën e industrisë së qymyrit të Rusisë.



Aktivistët pohojnë se ndotja prej metaleve të sipërpërmendura ndikon në shëndetin e 2.6 milionë banorëve. Sipas tyre, jetëgjatësia e vendasve është tre-katër vjet më e ulët në krahasim me mesataren kombëtare, ndërsa nivelet e kancerit, meningjitit të TB dhe paralizës cerebrale të fëmijëve janë gjithashtu më të larta.

<
>
016-siberia-black-snow-coal-dust-0_1024-640x259 img_9764-640x427 Black-Snow-Serbia-1-640x336
1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas