Artisti i njohur Sidrit Bejleri, u bë baba për herë të tretë në muajin qershor të këtij viti. Këngëtari nuk ngurroi të zbulojë edhe në rrjetet sociale emocionet e veçanta gjatë këtij momenti special në jetën e tij. Ditën e sotme ka zgjedhur të zbulojë pamjen e plotë të së voglës së tij.
Me anë të një fotoje ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, Sidriti ka zgjedhur të urojë festën e Bajramit, duke treguar dhe pamjen e Ejnës.
“Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë”, shkruan Bejleri në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për të.