Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në një tryezë me prodhues masat e reja në Kodin Penal për ata që cenojnë sigurinë ushqimore. Rama tha se produktet shqiptare janë të sigurta dhe këtë ai e bazon te eksportet ku siç theksoi kryeministri vitin e kaluar janë eksportuar 300 mijë ton prodhime bujqësore dhge nuk është kthyer asnjë kamion nga vendet e BE-së. Megjithatë, Rama pranoi se tregtimi i produkteve të pacertifikuara, përbën rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
“E pavërtetë që produktet shqiptare janë jocilësore. Ka produkte të pacertifikuara që po dëmtojnë konsumatorët, janë ato që shiten në rrugë, shitet qumështi në bidon plastik në rrugë, jashtë çdo standardi për sigurinë ushqimore. Jemi duke punuar që të heqim tregtimin e ushqimeve në rrugë. 300 mijë ton produkte shqiptare u eksportuan në BE, asnjë nuk u kthye. Asnjë kamion me produkte shqiptare nuk është kthyer.
Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar. Sot kemi një siguri ushqimore më të lartë se para 4-5 vitesh. Nuk e mohojmë se ka produkte problematike, por prodhuesit nuk mund t’i fusim të gjithë në një thes”, u shpreh Rama.
Por sa dhe si ndëshkohet dikush që cenon sigurinë ushqimore, rrezikon shëndetin e konsumatorëve? Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se kushdo që tregon produkte ushqimore të rrezikshme, do dënohet deri në 15 vite burg. “Nuk mund të bësh para duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. 15 vjet burg doi dënohet kush cenon sigurinë ushqimore dhe tregton produkte të rrezikshme”, tha Rama.
Patjeter qe nuk jane kthyer! Nuk kane pse kthehen! Malli i eksportuar sekuestrohet dhe groposet, ai nuk kthehet pas. Por Z. Kryeminister, ndonese nuk po genjen, harron qe ne Shtator 2018 Greqia terhoqi nga tregu i saj rreth 5 ton domate shqiptare per shkak te nivelit shume me te larte te pesticideve qe permbanin keto domato.
Gjithashtu, Z. Kryeminister e di shume mire, por ben sikur nuk e di, qe cdo prodhues shqiptar i cfaredo fushe, prodhon me dy standarde: per vend dhe per eksport. Per vend me cilesi te ulet dhe per eksport me cilesi me te larte!
Komskluzioni: Kryeministri kerkon te hedh hi syve popullit! Nese ka kellce le te vije e i tregoj une se ku duhet te marr kampione produktesh e t’i kontrolloje. Vetem pasi te dale rezultati i kontrollit te kete bythe t’i thote popullit qe produktet jane apo nuk jane cilesore!
Ah, se m’u kujtua nje artikull i lezetshem i gazetarit Kikia! Pasi kishte vlersuar prodhimin e qumeshtit nga firmat prodhuese (qumesh i ambalazhuar dhe i kontrolluar sipas kryeministrit) dhe sasise se qumeshtit qe fshataret shqiptare kishin shitur dilte nje deficit! Pyejta qe shtronte ai ishte se ku e kishin gjetur kompanite e qumeshtit diferencen qe mungonte nga tregu shqiptar? Pergjigja e tij ishte se deficiti duhej te ishte mbuluar me importin e qumeshtit pluhur sasia e te cilit ishte rritur mjaft ate vit (nga statistikat)! Ai keni lexuar ju ndonje kutu ambalazhi qumeshti te prodhuar ne shqiperi qe te cilesoje se sa % e quemeshtit eshte me prejardhje pluhuri e sa qumesht i fresket? Eh, Z. Kryeminister eshte e lehte te flasesh pa fakte, ose me fakte te turbullta!