Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti për të gjithë tipat e automjeteve.
Në raport me një vit më parë vihet re një rënie e lehtë e tarifës “dysheme” që caktohet nga autoriteti mbi të cilin më pas kompanitë e sigurimeve shtojnë kostot dhe fitimit për të arritur në një çmim final që është i shitjes së policave në treg. Sipas logjikës ekonomike ulja e çmimit nga AMF duhet të pasqyrohet në uljen e tarifës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kartonit jeshil.
Tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provigjoneve, raporton GSH.