Aktualitet

Simbol i dashurisë, Capital T i bën dhuratën romantike Adrola Dushit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:34 - 02/04/21 |
mapo.al

Prej disa kohësh tashmë, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë mes tyre.






Megjithëse janë përpjekur ta mohojnë lidhjen e re, faktet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar.


Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër. Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.







Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar.




Më vonë ishte Adrola Dushi ajo që publikoi foto nga një ishull dhe vendi ishte shumë i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e publikuara nga Capital T.



Ndërkohë së fundmi Adrola dhe Capital T kanë udhëtuar sërish bashkë drejt një vendi tjetër. Të dy kanë postuar foto në Instagram nga New York-u, vend në të cilin ndodhen aktualisht bashkë. As këtë herë nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit, që nuk ju shpëton asgjë.

Cifti vazhdon të ndodhet në New York, teksa publikojnë foto me të njëjtin location por thjesht nuk shfaqen së bashku në të njëjtën pozë.

Mbrëmë, reperi i ka bërë dhuratën më romantike partneres së tij, të cilën Adrola s’na e kurseu në rrjete sociale.

Ajo mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, ndërsa gëzimi i lexohej fare qartë në portret.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

1


Etiketa: ,

Pas